Dy vite pas 21 Janarit dhe pas këtyre “elozheve” që Meta i beri Ramës, u ulën bashkë në 1 prill 2013 tek gjiri i hajdutëve (Lalëzit) dhe krijuan aleancën e qelbësirave, duke ju bërë thirrje të gjithë llumit të bashkohet për të rrezuar Berishën...
Meqenëse po flitet shumë për 21 janarin 2011, sidomos nga mediat e komshiut të BEGEJVE Z Carlo BEGEJLINO, po përmend shkurtimisht disa zyrtarë kryesore që ishin në Shtet e Pushtet në atë kohe dhe si i ka “ degdisur” Qeveria Rama në 11 vite pushtet.
Shkaku i asaj proteste të dhunshme ishte pikërisht një video mes Metës dhe Priftit, shfaqur në një televizion si dhe grykësia e Rames dhe e tufës së kontigjentëve pas tij për pushtet, të cilin pasi e mori, dy vjet më vonë e ndau po me ata që kërkonte t’i rrezonte e rrënonte më 21 janar 2011.
Në këtë video rreth 3 minuta e gjysmë dëgjon “komplimenta” që prej 34 vitesh kjo mender elite politike ju bën shpesh njëri-tjetrit dhe pastaj puthen se bashku sepse janë pjesëtarë të së njëjtës tufë grabitësish.
Dhe kur i dëgjon që thonë nuk rrojmë për të ngrënë e për të dhjerë kanë të drejtë. Sepse këta rrojnë për të ngrënë çfarë kanë dhjerë dhe sidomos çfarë kanë dhjerë në surrat të njëri-tjetrit.
Dy vite pas 21 janarit dhe pas këtyre “elozheve” që Meta i beri Ramës, u ulën bashkë në 1 prill 2013 tek gjiri i hajdutëve (Lalëzit) dhe krijuan aleancën e qelbësirave, duke ju bërë thirrje të gjithë llumit të bashkohet për të rrezuar Berishën.
Në qershor 2017 e zgjodhën dhe President për ta “dënuar” për videon që solli 21 janarin me 4 viktima.
Ina Ramen ish-Prokuroren e Përgjithshme të 21 janarit të gjithë së bashku (PS, PD, LSI, PR, PDIU) e votuan në datë 17 qershor 2017 për t’i dhënë mandat 9 vjeçar në KPA që tu bëjë vetingun 800 gjyqtarëve dhe prokurorëve.
Prokurorin e rrethit Tirane e ka shkarkuar KPK para 3 muajsh, por mendoj që do ta kthejë KPA e Inës, se nuk harrohet shoqnia.
Prokurorët që drejtonin hetimet janë njëri Prokuror i Përgjithshëm, një në KLP dhe të tjerët nga ish Krimet e Rënda janë në SPAK dhe Prokurori të Tiranes, që Rama e quajti pa shtyllë kurrizore.
Po kujt ja kërkon shtyllën kurrizore Rama në këtë prokurori, se aty janë prokuror 4-5 familjarë të deputetes së Ramës, 10-15 janë ish hetues gjykatës dhe sigurimsa, 5-6 janë ish spiunë me kurs plepash, që edhe pse i shanë shumë për çudi është kujdesur që të kalojnë vetingun.
Komandantin e grupit të zjarrit të Gardës së Republikës e ka bërë kryetar të Bashkisë Burrel nga PS.
Ish kryetarin e SHIK të asaj kohe Z. Visho Ajazi e dekoroi në mënyrë sekrete në zyrën e tij ku stafi i ngushtë i Ramës dhe kabineti kënduan Hymnin Kombëtar e pasi e dekoroi e emëroi Ambasador të Shqipërisë në NATO derisa doli në pension dy vjet më gjatë se mandati
Drejtuesit e lartë të Policisë së Shtetit Z Rrumbullaku dhe Vocin që nuk ka lënë gjë pa thënë ndaj tyre, sot i ka njërin drejtor të përgjithshëm të policisë së Shtetit tjetrin drejtor të policisë së Tiranës.
Gjyqtarin e Gjykatës së Lartë Z. Sandër Muskaj që ishte në trupën gjykuese që sipas Ramës dhe Carlos mbylli dosjen e 21 janarit e propozoi për në Gjykatën e Strasburgut dhe bashkëshortes se z Muskaj i paguan shtëpinë dhe bursë për studime në Londër në vend të fëmijëve të 4 viktimave.
Ministrin e Brendëshëm të “21 janarit” e ka ortak prej 17 majit 2017 dhe qeverisi 6 muaj bashkë me të me birbot që ai emëroi në qeveri, si dhe vazhdon ortakllikun me të.
Tani nuk di se për cilin nga zinxhiri komandues i pushtetit të asaj kohe kërkon hetim Rama dhe që sheh si të vetmin “shpëtim” Sokol Sadush Partizanin dhe dy ish OPGJ që janë emëruar prokuror në SPAK si shpërblim që mbyllën dosjet e përgjimeve 184, 334, 394 të bandave dhe ministrave të Ramës në zgjedhjet e Dibrës dhe Durrësit???????
A thua që gjithë inatin ta ketë me Ndrea Prendin dhe Agim Lupon që e bënë një radhë burg!!!!!!!
Se desh harrova që Rama i “urren shume” çfarë kanë qenë më parë në SHIK, polici, prokurori e gjykatë madje aq shume sa një ish shikas të Gazidedes nga viti 1993 e beri drejtor SHIK pastaj pasi do emëronte Trendafilen nga Kosova e emëroi sekretar të parë të Ambasadës së Shqipërisë në Amerikë.
Personalisht jamë plotësisht dakord që të rihetohet jo vetëm 21 janari 2011, por çdo ngjarje e ndodhur ne 34 vite në këtë vend, si dhe çdo lek i vjedhur nga taksat e shqiptarëve, por kur shoh Kryetarin e Gjykatës së Lartë Sokol Sadush Partizanin, ish-hetuesin e komunizmit, me shall të kuq në qafë në mbledhje me deputetin dhe prefektin e PS në Vlorë, si dhe një tufë fundërrinash të ish-sistemit komunist në majën e drejtësisë së sotme nuk kam asnjë besim se do të ketë ndonjëherë hetim dhe gjykim të drejtë sepse këta janë prezervativ shumë përdorimsh që ju kanë shërbyer çdo padroni dhe secili padron ju ka çengelat në hundë këtyre vemjeve.
Lini një Përgjigje