
“As we speak” siç thuhet në anglisht, ka filluar ndërtimi i Plazhit numër 2 të një prej ndërtuesve brenda zonës se mbrojtur të Butrintit.
Ndërkohë që dy Gardianët e Trashëgimisë sonë Kulturore dhe Natyrore janë në Paris për të garantuar se Parku Kombëtar i Butrintit do të jetë i sigurtë nga ndërtimet, mund ti them te dy gardianeve se “as we speak” siç thuhet në anglisht, ka filluar ndërtimi i Plazhit numër 2 të një prej ndërtuesve brenda zonës se mbrojtur të Butrintit.
Plazhi numër 1 i cili u krye me bekimin e Guardianes numër 1 znj Kumbaro dhe prishi jo vetëm relievin shkëmbor ( ndaluar kjo me ligj) brenda një zone të Shpallur Pasuri Botërore por shkatërroi edhe mjedisin e Makies Mediterane ( një bimësi unikale endemike) të cilën vete Gardiani numër 2 dmth Z. Gonxhe ka bashkëpunuar me mua dhe Fondacionin Butrinti për ta ruajtur nga ndërtimet që kishte planifikuar Qeveria Berisha 1.
Tashmë në të njejtën tavolinë me Unesco-s në Paris për te folur për standarde dhe kritere janë ulur Gardiania numër 1 e pasurive tona natyrore që ishte "kumbara" e "Pickës se Vogël" hequr nga zona e mbrojtur e Butrintit me Gardianin numër 2, dmth Z Gonxhe, që punoi dikur për të mbrojtur vijën bregdetare të Butrintit (e cila po shpartallohet) dhe bimësinë endemike Makia Mediterane së bashku me ish Drejtorin e Monumenteve te Qeverise se Saliut 2 që punoi për të kaluar Ligjin për dhënien me qira biznesit të Pasurive tona Kulturore. Go and figure please.
Lini një Përgjigje