TAGS-AT E JAVËS

Forum27 Qershor 2024, 16:03

Sjellja kriminale te Onkologjiku nuk i njollos dot bluzat e bardha, ka edhe nga ata që dhanë jetën në krye të detyrës

Shkruar nga Arben Malaj
Sjellja kriminale te Onkologjiku nuk i njollos dot bluzat e bardha, ka edhe nga
Agim Sallaku

Vajza e Dr. Agimit që punonte në një institucion ndërkombëtar me zë dhe sy të përlotur kërkonte ndihmë financiare për të vazhduar kurimin i ati i saj i jashtëzakonshëm...

Ajo çfarë ka ndodhur me një pjesë të vogël të mjekëve të Onkologjikut është e neveritshme, e tmerrshme dhe kriminale. Rastet kritike nga Vlora dhe zonat e mia elektorale, më kanë njohur me mjekët e mrekullueshëm të Onkologjikut që në fillim të viteve 90.

Pacientët gjithmonë më deklaronin se mjekët nuk ju kishin kërkuar direkt ose indirekt ndonjë pagesë jo ligjore.

Tre prej tyre i kujtoj për herë me mirënjohje, duke filluar nga doktoreshë Adelina Mazniku, një zonjë fisnike që sa herë e takoje fitoje shpresë.

Doktor Agim Sallaku, me një ekspertizë të jashtëzakonshme dhe me përkushtim maksimal, ku teknologjitë e prapambetura të rrezatimit i morën jetën.

Doktoreshë Dhurata Tarifa, ku qetësia, këmbëngulja bindëse për pacientët ishin partnerët e saj të suksesit.

Dr. Agimi më ka mbetur në kujtesë edhe për vështirësitë e familjes së tij për të financuar kurimin deri ditët e fundit të jetës së tij. 

Vajza e Dr. Agimit qe punonte në një institucion ndërkombëtar me zë dhe sy të përlotur kërkonte ndihmë financiare për të vazhduar kurimin i ati i saj i jashtëzakonshëm si mjek dhe familjar. Familja e tij nuk i kishte kursimet familjare të mjaftueshme për të përballuar vazhdimin e mjekimit.

Vajza u mundua të bënte mbledhje fondesh për të atin e saj në ditët e fundit të jetës.

Doktori që me profesionalizmin e tij të jashtëzakonshëm dhe buzëqeshjen e sinqertë që ofronte në çdo rast, shpëtoi mijëra jetë njerëzish, humbi jetën e tij te re, në kulmin e karrierës së tij shkencore dhe në fazën e një jete të lumturuar familjare.

Doktor Agimi nuk duhej braktisur nga përkujdesja e detyrueshme për të reduktuar pasojat e teknologjive të vjetra dhe jetë-vrasëse!

1. Duhen nxjerrë jashtë inventarit teknologjitë e vjetëruara duke filluar nga pasojat jetë-vrasëse të tyre.

2.Duhet përmirësuar skema e sigurimeve shëndesore private për mjekët duke filluar me repartet me shkallën më të lartë të riskut për sëmundjet profesionale.

3.Te paguhet nga buxheti i shtetit primi i sigurimit shëndetesor duke zbutur kostot buxhetore kur sëmundjet arrijnë në pikë kritike.

4. Të mbulohet diferenca e kostos së mjekimit me shumën e mbuluar nga skemat e sigurimit shëndetësor.

Besoj se kemi më shumë raste mjekësht me dhe veti njerëzore dhe profesionale te jashtëzakonshëm se sa rasti i hidhur, i tmerrshëm, i pështirë i ineveritshëm dhe i pamëshirshëm i ditëve të fundit te Onkologjiku, për ata që do të rezultojnë perfundimisht fajtorë.

Lini një Përgjigje

Forum