Ndikimi i Francës në krijimin e këtij konflikti të ngrirë ka qenë i drejtpërdrejtë. Franca, si një nga aktorët kryesorë të politikës së jashtme të Bashkimit Evropian (BE), ka pasuar një qasje specifike në lidhje me sfidat dhe tensionet në veriun e Kosovës për shkak të disa arsyeve.
Pasi shpërtheu konflikti në Ukrainë, BE ka reaguar duke përpiluar një agjendë specifike dhe duke ndërmarrë masa të ndryshme në përpjekje për të menaxhuar situatën dhe për të promovuar stabilitetin dhe paqen në rajon. Marrëveshja e Brukselit [27 shkurt 2022] që u arritë me një akordim formal mes palëve [Kosovës dhe Serbisë] është produkt i këtij angazhimi.
Disa vende të Bashkimit Evropian, duke përfshirë para së gjithash Francën dhe Italinë, kanë qenë më të rezervuara për operacionin e NATO-s në Kosovë në pranverën e vitit 1999, duke preferuar rrugën diplomatike dhe atë të negociatave që eventualisht do të mund të rikthenin një lloj autonomie vetëqeverisësëse për Kosovën, por jo më shumë. Përshkallëzimi i luftës dhe ushtrimi i gjenocidit nga ana e Serbisë përmbysi këtë rezistencë dhe, si Franca edhe shtetet tjerë hezitues, u rreshtuan më pas pro njohjes së pavarësisë së Kosovës.
Franca ishte pjesë aktive në operacionin e forcave të Bashkimit Evropian në Kosovë (EULEX) pas përfundimit të luftës për të siguruar stabilitet dhe zhvillim në rajon, por ajo mbetet përgjegjëse për krijimin e parakushteve që Serbia shfrytëzoi për dëbimin e mbi 15.000 qytetarëve shqiptarë nga veriu i Mitrovicës për në jug, në natën e 3 dhe 4 shkurtit të vitit 2000. Me atë akt gjenocidi në kushte lirie [!], u lejua të përmbyset harta etnike e veriut dhe u krijuan predispozita për promovimin e “Konfliktit të ngrirë” në këtë pjesë të Republikës së Kosovës.
Krijimi i dhunshëm nga ana e KFOR-it francez i Konfliktit të ngrirë [Frozen Conflict], në veriun e Kosovës në dobi të enklavizimit të entitetit serb atje, gjithmonë në shërbim të idesë për aneksimin e saj Serbisë në rrethana më të përshtatshme, me kohë qe shndërraur në fakt notar. Ky akt është produkt i kësaj gjeopolitike frënko-serbe. Prandaj sot “konflikt i ngrirë” rezulton se ka lidhje me marrëdhëniet etnike, ndarjen territoriale dhe statusin politik të kësaj zone.
Ndikimi i Francës në krijimin e këtij konflikti të ngrirë ka qenë i drejtpërdrejtë. Franca, si një nga aktorët kryesorë të politikës së jashtme të Bashkimit Evropian (BE), ka pasuar një qasje specifike në lidhje me sfidat dhe tensionet në veriun e Kosovës për shkak të disa arsyeve.
Në emër të respektimit të integritetit territorial të Kosovës, në aparencë, Franca bashkë me shumicën e vendeve të Bashkimit Evropian, ka mbështetur integritetin territorial të Kosovës. Ajo është ndër të parat që e ka njohur pavarësinë e Kosovës, por njëkohësisht edhe ka punuar nën rrogoz në krijimin e parakushteve që mund të çonin në ndarje apo ndërrime territoriale, qoftë edhe pa pajtim të përgjithshëm. Tashmë janë të njohura qëndrimet e Francës ndaj idesë për “ripërkufizimin e kufijve” mes Serbisë dhe shqiptarëve, që pat sjellë në skenën e diplomacisë europiane dyshja Vuçiç-Thaçi. Presidenti rus Vladimir Putin atëbotë pati zhvilluar një takim të shkurtër me presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, në Paris. Mesazhi që i dha ishte me pasoja të mëdha.
Takimi i Hashim Thaçit në cilësinë e presidentit të Republikës së Kosovës me Vladimir Putinin, pikërisht në Paris, ishte fillimi i tatpjetës rapide të Republikës.
Pavarësisht se ai takim nuk ishte klasik, kishte gjasa t’i hapte rrugë të re penetrimit rus në Ballkan. “Ishte një bisedë në margjinat e ngjarjes. Putin foli me një numër të madh pjesëmarrësish në ngjarjet e mbajtura në Paris gjatë 100 vjetorit të përfundimit të Luftës së Parë Botërore. Thaçi ishte një prej tyre. Ata me të vërtetë i dhanë dorën njëri-tjetrit dhe u fotografuan”, citohet të ketë thënë zëdhënësi i liderit rus, Dmitry Peskov. Por sipas mediave serbe, Kremlini ka bërë të ditur më pas detajet e një takimi të tillë. Po sipas mediave serbe, Kremlini ka pohuar se Putin i ka thënë Thaçit se Prishtina duhet të arrijë një konsensus me Beogradin, duke shtuar se Rusia do të mbështesë një vendim të përbashkët në mes të Beogradit dhe Prishtinës. https://telegrafi.com/zedhenesi-putinit-tregon-detaje-tjera-te-takimit-tregon-se-cfare-tha-presidenti-rus-hashim-thacit/
Ky takim i hapi rrugë edhe më tej defunksionalizimit të Republikës, por edhe futjes së dialogut Kosovë – Serbi në hullitë që do të shpienin drejt ndarjes së veriut. Realizimi i mundshëm i vizitës së Thaçit në Shtëpinë e Bardhë, ku e priste Trump-i dhe përballë tij Vuçiçi në tryezën ovale, do të mund të shenjonte aktin më të madh të shërbimit që z. Thaçi po i bënte rikthimit të Rusisë në brigjet e Ibrit në Mitrovicë.
Vitet më pas, deri më 14 shkurt 2021, do të shfrytëzoheshin për defunksionalizimin e Republikës dhe konservimin e veriut të saj si një konflikt i ngrirë.
Dështimi i kësaj agjende, është shprehur me radikalizim të pozicionit të Listës Serbe, këtij Kali të Trojës, që prodhoi marrëveshja e vitit 2013-të.
Agrsioni serb më 24 shtator ishte vetëm maja e ajsbergut që prodhoi diplomacia frënge në koordinim me atë serbe, në përpjekje për ta kompenzuar Serbinë në emër të ofertës reale për shkëmbim të pozicionit prorus të saj në rirreshtimin gjeopolitik të Serbisë sidomos pas shpërthimit të luftës në Ukrainë.
Në emër të ruajtjes së stabilitetit në rajon, Franca pa rezistencën e duhur të pjesës tjetër të BE-së, ka penguar shndërrimin e TMK-së në FSK dhe më pas hapjes së rrugës për shndërrimin e saj në ushtri mbrojtëse. Konflikti i ngrirë që pretendohej të selitej tutje në veri, edhe pas revolucionit demokratik të heshtur të 14 shkurtit 2021, ishte pengesa qenësore e strategjisë së Qeverisë Kurti 2 për shtrirjen e sovranitetit në veri të Republikës dhe funksionalizimin e saj në tërësi.
Plani i imponuar franko-gjerman në shikim të parë mund të duket si përpjekja e parëy serioze për shpërbërjen e status quosë në Kosovës, por edhe hapi i parë drejt rishikimit të gjeopolitikës së Brukselit në raport me të ardhmen e Kosovës.
Interesat gjeopolitike të Francës, në këtë kontekst, bien ndesh me dy skenarët serb [atë të luftës dhe selitjes tutje të konfliktit të ngrirë]. Impenjimi i saj tok me Gjermaninë në dobi të realizimit të Marrëveshjes së Brukselit, është një hap drejt zgjidhjes së qëndrueshme e definitive, shuarjes së konfliktit të ngrirë. Imponimi i nënshkrimit të Marrëveshjes së Brukselit dhe dorëzimi i protokollit bashkë me raportin e BE-së në Sekretariatin e OKB-së, rrjedhimisht paraqet garancën e duhur juridike për paqen në rajon. Ky akt do të cilësohej nga historia pastaj si kalim i rubikonit nga ana e Francës, që garanton integritetin territorial të Republikës. Prandaj mund të konkludojmë se, derisa lufta e paprovokuar e agresionit rus në Ukrainë ishte domino e parë, realizimi i Marrëveshjes së Brukselit dmth kontribut qenësor për të penguar dominon e dytë – luftën në Ballkan.
Lini një Përgjigje