Eh ç’qënka një lum i mbushur me fekale afrikanësh përballë tyre , socialistet lezhjane nuk po ankohen për demokratet e të tjereët punë e madhe!
Lajmi se fekalet e afrikanëve që do strehohen ne Gjadër si konçension personal i Edi Ramës ndaj Melonit , do të “freskojnë” ujërat e Drinit vjen teksa tek “ Rilindja” janë të zënë se kush pas “Edibeut” pra “Skenderbeut” të cilit ju bë hazer një shtatore në Horen e arbereshëve në Itali do i ngjajë Vrana Kontit ndoshta Klosi, kush Gjergj Aranitit ndoshta Majko, kush Teodor Muzakes mbase Xhafa, kush Moisi Golemit ku i dihet Ulisa, kush Tanush Topise me gjasë Shalsi, Mamicën e kemi të qartë Elisen, për të heret është kujdesur i “vellai”, Vojsaves Belinda, Toni -Pal Engjellit, Tezja Lokes se Gjokajve, Tao -Lek Dukagjinit, Damua -Pal Dukagjinit , Beneti – Gjergj Balshes , Braçja – Lek Zaharisë , Anila- Argjiros, Vëngu – Gjon Kastriotit( birit), Hoxha – Abat Pelinit, Malaj si tezorier Dhimiter Frengut , e kështu me rend varg e vister!
Eh çfarë rëndësie ka natyra, turizmi apo dinjiteti i lezhjanëve përballë ketyre dilemave që sot ka Qeveria jonë në raport me historinë? Ehuha ne perzihet uji me meze asnjë problem s’ka përballë këtij momenti historik. Madje çdo ankese do të ishte mungese shijeje në këtë festival madhështie!
Ata ndihen vërtet rilindas, si shëmbëlltyra të fisnikeve mesjetarë të cilët fati na i risolli në këtë kapërcyell motesh për ti dalë zot vatanit! Problemi qëndron tek një keqkuptim i madh mes shoqërisë dhe atyre! Ata e besojnë tashmë se janë më të bukurit e krejtve, më shahiret, më të ndriturit nga mendja, me të hollët nga trupi, me të lehtët nga pesha, më të ëmbël se mjalta, më të ngrohtë se dielli, me elegant se miset e misat, më të virtytshëm se kleriket, me të rinj se adoloshentët, më të urtë se pleqtë, me të ditur se shkencëtarët, më vizionarë se astrologët, më romantikë se hëna, me natyralistë se pylli, më shërues se ekzorcistet, më të dashur se dajat, ata janë koncentrat i sublimes, hyjnores dhe të përkryeres! Më modest se eremitet! I keni dëgjuar tek thonë “ne nuk jemi më të mirët po më të mirë se ne s’ka”! Hajde merr vesh se tepër delikate për tu kuptuar.
E punë e madhe se shoqëria pershpërit apo mendon se ata janë të korruptuar sa nuk arrin imagjinata, banal sa nuk mjafton fjala, injorant sa nuk të shkon kuti, zollumqarë sa nuk e gjen krahasimin kujtesa, trashamanë se nuk e shkruan lapsi, batakçinj sa nuk te del llogaria, te vegjël sa të tepron centimetri, rriqna të ndyta që vdesin çdo organizëm që e prekin!
Deri tani kemi dy realitete qe nuk kanë sintoni. Atë të “Rilindjes” që të gjuan në fytyrë atë që nuk thuhet dhe të Shqiperisë që beson se “Rilindja” është ajo që nuk thuhet. Deri më sot e para ka mundur të dytën! Duket si ka mjaftuar ajo që nuk thuhet e vetja por na sjell edhe ca harxhe e na i derdh në lumë të afrikanëve të ngratë!
Eh ç’qënka një lum i mbushur me fekale afrikanësh përballë tyre , socialistet lezhjane nuk po ankohen për demokratet e të tjereët punë e madhe!
Ndonjë mbase mendon nuk është asgjë hiç kur po durojmë atë që nuk thuhet prej 12 vitesh teksa ata janë në garë kush ti lërë historisë monumentin apo atë që nuk thuhet më të madh si peshqesh për brezat!
Lini një Përgjigje