TAGS-AT E JAVËS

Forum17 Maj 2025, 18:17

Çfarë shënoi Samiti i Evropës te Skënderbeu (te sheshi)?

Shkruar nga Artan Fuga

Çfarë shënoi Samiti i Evropës te Skënderbeu (te

Ata vijnë këtu disa herë, shpesh, si miq që nuk i ndahen derës, hapur e kanë, sepse ai që është më i pasur dhe i pushtetshëm i ka hije të mbledhë me bujt ata që janë më pak, pikërisht se ai që i priti në shi është më i pasur dhe i fuqishëm strukturalisht se secili prej tyre...

Ai që priti ata që erdhën, ai që i priti në shi, ka së paku dhjetë herë më shumë fuqi ekonomike, pushteti, politike, administrative se secili prej atyre që erdhën në vendin e vet!

Kush nuk e beson, mos ketë nevojë për analiza investiguese, por të bëj një lexim krahasues të kushtetutave përkatëse. 

Pothuajse 4/5 e atyre që erdhën nuk do të jenë në pushtet në 2030.  Kjo është demokracia e fortlumturuar evropiane.

Asnjëri prej tyre dhe as të gjithë bashkë nuk kanë në dorë të marrin vendimin, qoftë edhe po të duan unanimisht, që Shqipëria të jetë vend i anëtarësuar në BE.

Nuk ka nevojë tjetër veçse shihni normat evropiane të zgjerimit, nuk po ju them më tej se mos lodheni! 

Dallimi kryesor dhe pengesa kryesore strukturore që e pengon Shqipërinë për të bërë hapa në BE është pikërisht fakti që ai që i priti në shi ata që vinin me makina luksoze është së paku dhjetë herë më i pushtetshëm se secili nga ata që erdhën. Pa u çbërë ky fakt është e pamundur edhe reforma më e vogël.

Nuk ka nevojë të lodhni kokën, dihet që ne jemi shoqëri piramidale kurse shoqëria evropiane nuk është.

Ata vijnë këtu disa herë, shpesh, si miq që nuk i ndahen derës, hapur e kanë, sepse ai që është më i pasur dhe i pushtetshëm i ka hije të mbledhë me bujt ata që janë më pak, pikërisht se ai që i priti në shi është më i pasur dhe i fuqishëm strukturalisht se secili prej tyre.

Këto të gjitha i them si fakte fare të thjeshta, pa asnjë koment. Thjesht konstatime.

Çfarë të bësh, media dhe analistët janë degë më degë!

Rrafin ujë në hajvan!

Lini një Përgjigje