
Nga ana tjetër e medaljes, me këtë rast del në pah edhe një arsyetim tjetër: Rublat ruse i mori, jo Basha, por Berisha. Këtë e di mirë Amerika, por deri tani ka bërë sikur fle në këtë rast. A erdhi rasti që të dëshmojë se Berisha është i blerë nga Rusët
A thua po ndodh përmbytja e madhe me gjithë dynjanë, apo vetëm me këta tanët që janë ngatërruar nëpër pasuritë e botës?
Këshilli i Europës ka vendosur që si ‘llogaritar’ dhe ‘ hetues’ i aseteve të Rusisë të emërohet Lulzim Basha, kryetar katërfish i PD.
Na ka tromaksur lajmi.
Prej më shuma se tre vjet, Lulzim Basha vjen lart e poshtë nëpër mediat e Amerikës dhe Europës si dhe nëpër hetimore, si përfitues i qindra mijë rubla ruse me arsyetimin se janë përdorur për lobing në Shtetet e Bashkuara në emër të PD. Vetë Departamenti i Shtetit, sipas njoftimeve të CIA, ka lëshuar një proklamatë ku rënditen disa parti politike që nga vende të BE dhe deri Mali i Zi, Serbia dhe Shqipëria, që kanë përfituar investime nga paratë ruse.
Madje, sipas DASH, këto parti politike dhe liderët e tyre, do të vihen në lupën e institucioneve ligjzbatuese të Amerikës dhe BE, pas kësaj do të shikohet çdo akt i bashkëpunimit me ta.
Por ja, papritur na vjen lajmi i një vlere të disafishtë. E para, që njëri nga liderët e këtyre partive të blera me rubla ruse, bëhet bashkëpunëtor e madje hetues në emër të KE, dhe ku?... në Rusi.
Lulzim Basha do të jetë një nga ata, që me rastin e shpresës se lufta Rusi-Ukrainë po i afrohet fundit, ky do të shkundë thasët e pasurive të Rusisë dhe do të konfiskojë atë pjesë që do të dedikohet për rindërtimin e Ukrainës.
Veç kësaj, ky është një lider ‘i zhdukur në rërë” që nga koha kur u akuzua nga Amerika dhe u mbrojt nga Berisha në PD. Tani Baasha përfiton ‘kartën’ në anën e kundërt të saj: E sulmon Berisha për vdekje, por e mbron Amerika për jetë.
Sa shuma pyetje na dalin përpara me këtë rast!
1.
Vallë Lul Basha është një agjent i dyfishtë mes Perëndimit dhe Lindjes, dmth Rusisë? Këtë mund ta thonë lehtësisht konspiracionistët. Sepse ka edhe një shkak: Nga një lider i mallkuar për lidhjet me Rusinë, menjëherë shfaqet në shërbim të Amerikës plus BE. Çfarë ndodhi në këtë rast, cila anë po e përdor më shuma?
Kohët tona kanë dëshmuar se në shuma raste personalitete si Basha janë lehtësisht të përdorshëm nga të gjitha anët.
2.
A është Lulzim Basha një personalitet i tillë i çeliktë që i nevojitet Amerikës dhe Europës, me çdo kusht? Kushti mund të jetë ky: Ti Lul i dashur- i thonë perëndimorët- mund të bësh gabime shuma të rënda, por ne do të t’i falim, sepse na vlen...
A ka ardhur puna në këtë pikë?
Fakti që për muaj të tërë Luli qëndroi në hije sikur kishte dhënë dorëheqjen nga PD, por një ditë papritur erdhi në krye të PD, dëshmon se kjo është një dorë e fuqishme e Perëndimit. Ai erdhi në krye kur gjithë ushtria barbare e Berishës po e kërkonte ta eliminonte fizikisht e politikisht.
Edhe posti i ri politik në roje të Rusisë i jipet Bashës si një shenjë mirënjohjeje për atë që bëri.
Po çfarë bëri Basha?
Basha përzuri Sali Berishën nga grupi parlamentar i PD. Kjo ishte shuma e rëndësishme për Perëndimin. Berisha, si një armik i madh i demokracisë së Shqipërisë dhe i stabilitetit në Amerikë, duhej paralizuar politikisht. Këtë vepër e kreu Lul Basha.
Tani ky është shpërblimi
3.
Hamendja më e afërt është kjo:
Lulzim Basha nuk ka dorë në rublat ruse; kjo ishte një lojë e CIA, ose edhe e shokëve të Berishës në Rusi.
Nga ana tjetër e medaljes, me këtë rast del në pah edhe një arsyetim tjetër: Rublat ruse i mori, jo Basha, por Berisha. Këtë e di mirë Amerika, por deri tani ka bërë sikur fle në këtë rast. A erdhi rasti që të dëshmojë se Berisha është i blerë nga Rusët etj.?
Frika që po ndjen Berisha, frikë që e ka kërrusur si hundën edhe trupin, lë për të nënkuptuar se ndihet i rrezikuar edhe nga rublat.
Lini një Përgjigje