TAGS-AT E JAVËS

Forum24 Korrik 2023, 11:08

Çfarë ndryshoi në Rrogozhinë

Shkruar nga Luçiano Boçi

Çfarë ndryshoi në Rrogozhinë

Mos ndoshta lumturia e popullit është kaq e lartë sa ne toksorët e vdekshëm nuk kemi sy për ta parë?!

Çim Hoxha kandidati i “Bashkë Fitojmë” në 14 Maj ishte fitues (pa votat e burgut), por Kolegji i Partisë vendosi ribërjen e tyre.

Tani në Korrik na fiton ky tjetri me vota shumë e më shumë!!!!

Po pse elektorati i vogël i Rrogozhinës me shumicë konfirmoi kandidatin e PS?!

U bënë gjë pishman rrogozhinasit?!

Apo ky Çimi “i poshtër” e drejtoi këtë muaj keq “virtualisht” Rrogozhinën?!

Apo ky tjetri “mbi kalë” e transformoi Rrogozhinën për një muaj në parajsën e ëndërruar?!

Mos ndoshta lumturia e popullit është kaq e lartë sa ne toksorët e vdekshëm nuk kemi sy për ta parë?!

Apo janë kënaqur shumë me inceneratorët, me korrupsionin, me kanabisin, me bujqësinë që s’ka fonde, me çmimet pa tavan?!

Mos ka ndikuar vallë vapa dhe nuk e dimë?

Jo jo!

Ndoshta kjo ulja e euros se kështu ia kemi bë Europës rrup-sup, 1 me 1 ia kemi bë?!

Ahhh ndoshta nafta 1.8 Euro si askund në Europë?!!

Pffff po pse në fund fare a ka zgjedhje në Shqipëri?

ZGJEDHJET KANË VDEKUR!

ÇDO GJË ZGJEDHORE ËSHTË NJË NEVERI E PASHTERSHME.

NJERËZ MOS KENI ILUZIONE!

NEVERIA LUFTOHET DHE REGJIMET PËRMBYSEN!

BARKU QË E POLLI ËSHTË RILINDUR!

zgjedhje rrogozhine luciano boci

Lini një Përgjigje