TAGS-AT E JAVËS

Forum22 Dhjetor 2024, 20:56

Çfarë fshihet pas lojës së Ramës me mbylljen e “TikTok”-ut?!

Shkruar nga Myslim Murrizi

Çfarë fshihet pas lojës së Ramës me mbylljen e

Në diskutim është mbyllja e SYRI TV, por që mund të kompensohet me hapjen e gjuetisë në datë 1 gusht 2025...

Qeveria “Rama” ka vendosur të mbyllë TikTok-un vitin që vjen, pra në 2025 meqenëse është edhe vit zgjedhor pasi ministresha Manastirliu ishte “konsultuar” me qytetarët.

Pritet që nga “konsultimet” me masat e gjera patronazhistë brenda janarit 2025 do të mbyllen Tëitteri, Instagrami, Facebook dhe të gjitha portalet që shajnë qeverinë.

Nga Televizionet pas “marrjes” se mendimit nga populli nuk rezulton të ketë problem sepse pothuajse të gjitha janë pro qeverisë dhe në kohë të lirë pas lajmeve për “arritjet” e mëdha të qeverisë japin telenovela “edukative” turke ku brenda një familje ka tradhti dhe dashuri pa hesap, ku secili ka dashnore atë që ka për grua tjetri, dhe 5-6 muaj Big Brother të moshave nga 18 deri 98 vjeç, me një përmbajtje “mesatare” erotiko-edukative.

Në diskutim është mbyllja e SYRI TV, por që mund të kompesohet me hapjen e gjuetisë në datë 1 gusht 2025, e cila u mbyll në nëntor 2013 vetëm që të mos shkelnin gjahtarët nëpër kodra, pyje dhe male, të cilat për 10 vjet rresht u mbollën KANABIS nen kujdesin e Qeverisë të ruajtura nga ministria e Brendshme me ministrat “kampion” të Ramës që hanin dardha e pinin hashash pas kurrizit të Tij.

Këto 9 muaj deri në shtator 2025, Qeveria do të lejoj të përdoren si mjete komunikimi publik, por edhe në vend të rrjeteve sociale, vetëm telefonat BQ, SKY, ENCRO dhe platforma të cilat shërbejnë për komunikim mes “ bordit” financues të Rilindjes që është vendosur perkohësisht në Dubai dhe drejtuesve politik të PS.

Lejohen dhe telefonat fiks por me tel të kuq vetëm për të komunikuar me familjarët emigrant që tu marrin të dhëna të sakta se  ku banojnë, numrin e ID ose pasaportës, qendrën e votimit dhe sa votues ka në familje.

Për komunikim me ndërkombetarët lejohen vetëm takimet fizike ne parkingje makinash si varianti i takimit të Nezës, Duçkës me McGoniglain, ndërsa kontratat e dhurimit si ajo e Gjeneral Lisit në Vlorë, e Shëngjinit në Lezhe, e Sazanit etj, do te kryhen me tender “ SEKRET” pa garë dhe me prokurim të drejtpërdrejtë vetëm nga Linda e AKSH-it se Fridës nuk i beson më qeveria pas 120 milion eurove të IPARDIT që u “ doroviten” per qoka tek pushtetaret

Për këtë nismë pritet që ose vetë Rama ose Manastirliu mund të dekorohen nga ndonjë zëvendës ndihmës mëkëmbes i zevendës sekretarit zëvendesues për politikat e Ballkanit deri me date 19 janar 2025.

Lini një Përgjigje