TAGS-AT E JAVËS

Forum 9 Dhjetor 2025, 16:48

Çfarë e tremb Edi Ramën që po sulmon me mllef prej diktatori sistemin e drejtësisë?

Shkruar nga Spartak Ngjela

Çfarë e tremb Edi Ramën që po sulmon me mllef prej

Edi Rama nuk e do dhe nuk e kupton dot se organi suprem në një demokeaci perëndimore është vetëm Gjykata e lirë dhe e pavarur...

Është turp për shtetin shqiptar që ende në Shqipëri ka një kryeministër që nuk e di as ç'është ligji dhe as se çfarë është gjykata në funksion të së drejtës në Shqipëri, por edhe në të gjithë Bashkimin Evropian.

Por ndërkaq po kuptohet qartë se ende Edi Rama nuk e do dhe nuk e kupton dot se organi suprem në një demokeaci perëndimore është vetëm Gjykata e lirë dhe e pavarur. 

Por, pse e po godet me një verb prej i injoranti kryeministri Rama pushtetin gjyqësor në Shqipëri? Sepse ende nuk e ka mësuar se çfarë është shteti dhe nuk e di konstitucionalisht se kush është kryeministri dhe cila është gjykata në një shtet demokratik evropiano - perëndimor.

Por po kuptohet se Rama ka frikë nga SPAK. Por duhet ta durojë, se SPAK sot është shpresa e Shqipërisë për të vendosur pushtetin gjyqësor, pushtetin kushtetues dhe Parlamentin e Shqipërisë, në strukturën e fortë të drejtësisë dhe të rendit kushtetues.

Po pse Rama po paraqitet tani publikisht me këtë lloj mllefi diktatorial?

Sepse ai po thotë atë që kanë thënë turqisht e Perandorisë Osmane: Ben kralım - vetëm unë jam. Por nuk do të mund ta rrokë dot këtë.

3 Komente

  1. Q
    Qeveri e korruptuar

    Avokat, ke rënë goxha në cilësi në shkrimet që bën. Dobët. E bën kastile apo s'ke më takat, kjo ha debat. Çështja është e theshtë. Rama ka frikë nga Spaku se kujtonte se ishte i paprkshëm. Spaku po vete te Balluku. Por po arrestuan e dënuan Ballukun, ajo mund të bëhet e penduar dhe e merr Ramën me vete. Se kanë ngrënë dardha bashkë. Kaq e thjeshtë është. Po ra Balluku, bie Rama. Po ra Rama, bie komplet PS dhe katandiset më keq se PD.

    1. V
      V.M.

      Nuk eshte nevoja te behet e penduara e drejtesise Balluku. Sepse Rama automatikisht eshte i akuzuar nga pergjimet. Dhe po ndodhi kjo, nuk bie Rama apo Rilindja por bie gjithe Sistemi 35vjeçar - majtas, djathtas, rretherreth.

    2. P
      Pak nga të gjitha.

      "SPAK sot është shpresa e Shqipërisë për të vendosur pushtetin gjyqësor, pushtetin kushtetues dhe Parlamentin e Shqipërisë, në strukturën e fortë të drejtësisë dhe të rendit kushtetues." thotë Spartaku pa e kuptuar se kjo eshte anti demokratike e anti drejtsi si mundet një organ represioni të bëje e drejtoje gjithe shtetin , njeri i shgënjyer dhe shpêrfillur shkel të gjithë parimet juridike e filozofike mbi drejtsinë dhe diktaturat s'e shprehin haptas kte ide qê prokurorët kontrollojnë sistemin e drejtsisë. Urrejtja , dështimi dhe shpërfillja i përshfytyrojnë kta njerës që plus kanë vuajtur nga një drejtsi e tillë. Rama është në të drejtën kushtetuese të ankohet në Gj K ...fjalën e ka Gjykata Kushtetuese.

      Lini një Përgjigje