
Emëruesi i përbashkët është angazhimi i përditshëm i Edi Ramës që më të drejtë analistët e çështjeve ndërkombëtare e cilësojnë si menaxheri më i suksesshëm i krizave të shekullit 21.
Në një botë në prag kaosit dhe Luftës së Madhe ku liderët botërorë e kanë humbur si Xhaferri simiten, i vetmi udhëheqës që po i jep zgjidhje çdo krizë globale mbetet Kryeministri i Shqipërisë.
Harroni OKB-në, NATO-n, BE-në apo edhe vetë masonët!
Kur bëhet fjalë për luftë, konflikt, krizë apo mosmarrëveshje, njeriu që jep zgjidhje është vetëm një: Edi Rama.
Çfarë të përbashkët ka lufta në Ukrainë?
Lufta në Gaza? Kriza emigranteve në Itali e BE, kriza mes Serbisë dhe Kosovës?
Emëruesi i përbashkët është angazhimi i përditshëm i Edi Ramës që më të drejtë analistët e çështjeve ndërkombëtare e cilësojnë si menaxheri më i suksesshëm i krizave të shekullit 21.
Ndërsa kryeministri shqiptar vazhdon misionin e tij si paqeruajtës global, intelektualët më të shquar të kohës sonë i bëjnë thirrje Komitetit për çmimin Nobel të mos humbasin shansin historik që humbën në vitin 1990, dhënie e çmimit Nobel Ismail Kadaresë. Është koha që çmimin Nobel për Paqen ta marrë Kryeministri i Shqipërisë. Kush më shumë se ai është investuar për Paqen në botë me angazhim të rregullt në median ndërkombëtare, me fjalime në institucione ndërkombëtare si OSBE, Këshilli I Sigurimit të OKB-se, NATO-s dhe BE-së, me pjesëmarrjen në çdo forum e seminar anë e kënd globit?
A ka qenë më në vëmendje Oslo apo Tirana këto kohë?
Angazhimi i pa lodhur i kryeministrit të Shqipërisë të kujton një burrë shtetas të madh turk-Ataturkun. Motoja e Ataturkut ishte: paqe në shtëpi, paqe në Botë, Edi Rama ka si qasje diametralisht të kundërt: paqe në botë (në fillim) pastaj paqe në shtëpi (Shqipëri)
Kjo është dhe arsye që politikisht në Shqipëri nuk ka paqe.
Opozita ka mbetur në rrugë duke protestuar, kantierët e hapura gjatë këtyre 10 viteve kanë mbetur rrugëve sepse thjesht dhe shqip kryeministri i Shqipërisë nuk ka kohë për të menduar e jo me të zgjidhë probleme të rëndomta si infrastruktura, funksionimi normal i Parlamentit, apo reforma zgjedhore?
Po të merrej Edi Rama me këto probleme banale me të drejtë gjithkujt do t’i kujtohej proverbi: fshati digjet...
Ndaj nëse shqiptarët duan të dalin të protestojnë le të protestojnë ndaj Melonit, Makronit, Sholcit, Shunakut dhe Bajdenit që e kanë lënë vetëm Edi Ramën për të përballuar i vetëm luftërat dhe konfliktet globale.
Të paktën këto liderët e tjerë të merreshin me problemet tona…
Lini një Përgjigje