
Foli Babo e u betua do e bëj këtë vend Xhehnet more lanetër që ma plasët shpirtin, do rris rrogat , do ju jap edhe ju ca grosh megjithëse nuk i meritoni. Ulëm kokën ne që të mos e zemëronim e psherëtimë bereqavers !
Të gjitha i kisha menduar, por skenën që gjeta sot në korridorin e Kuvendit, jo.
Ishte befasuese, e pazakontë, xhenuine dhe spontane. Tek shkallët e brendshme ç’të shihje?! Ishte krijuar një kor që e dirigjonte Ed Shalsi me dy pirunj që i kishte marrë tek kafja.
Ata po këndonin këngën që rapsodët popullorë nga Dukagjini i kushtuan Elisës.
Në rreshtin e parë ishte Klotilda, Blerina, Mimi di Puccini, Debora dhe Edona, të cilat me patos limonin vargjet e para “lulëzoi fusha lulëzoi mali, o në Shkodër erdhi Spiropali” dhe në një rresht me sipër ishin burrat zë trashë: Nasipi, Fadili, Kollçaku, Xhemali, Fatmir Xhafa me vargjet ” por si Shota e Daradanisë me i dhënë drejtim Bashkisë”!
Braçe bënte si orkestër, notat muzikore tring tring tring. Majko, që kishte vënë edhe një qeleshe malësie në kokë, i binte çiftelisë sa telat nxirrnin xixa.
Ai i kërkonte Fatmirit të qëronte zërin edhe më. Hyra disi me rropamë , Shalsi kafshoi buzët dhe lëshoi një shshshtttt qortues. Mora vesh që po përgatisnin një koncert me këngë nga fushata që t’ia këndonin Babos sapo të jepte myzhdenë e rritjes së rrogave.
Ikonomi kishte sjellë një tavë me petulla që kundërmonin aromë, duket për të motivuar këngëtarët. Nën zë u thoshte ‘ju vetëm na nderoni , këndoni bukur, se ju bën halla petulla sa të doni’. Aty frymëzimi shtohej.
Të gjithë ishim në ankth për fatin e rrogës. Pa përjashtim i duan paratë qerratenjtë. Naaaa iu skuqen sytë, u bëhen prush nga vrigëllima e metelikut, tingull i tij i deh. Delina Ibrahimi nuk ishte e përqendruar. Një ëndërr e tmerrshme ia kishte bërë gjumin qeder, sikur Anila Denaj do kthehej prapë t’i zinte vendin. Babo e thirri dy herë dhe asaj i ngjante sikur ai e quante Anila. Nuk qeshte si zakonisht.
Kolegët namuzqarë donin ta mbanin mirë edhe me opinionin si gjinde qelibar por dhe lekat t’i merrnin. Ah firaunër firaunër.
Sytë u ndrinin kur ndonjë si unë fliste hapur na jepni more të uruar rrogën që na takon, jeni të vonuar e të mangët, zgjidheni qesen.
Një keqkuptim ndezi flakët e ferrit mes mësuesit të estetikës dhe nxënësit: mes Dash Sulës dhe meje.
Si Akili me Hektorin, krejt si vetë Titanët e bëmë mejhanen të shkundullohet zemërimi. E filloi me mallkim, ushëtiu haram kollaret e shamizat që të mësova t’i përdorësh, mos i gëzofsh!! Mos hatri i Zotit, mos e thuaj atë fjalë iu gjegja, jetën merrma, shamizën jo.
Arsyeja triumfoi mbi armët dhe puhiza zaptoi shpirtrat tanë lënduar pezmi.
Seanca filloi. Babo, me një kostum blu të hapur, erdhi dhe bënte muhabet shtruar me Belën, e cila buzëqeshte nën pushtetin e kënaqësisë, ndërsa të tjerët i vadiste toku me ndonjë llaf të cilit i gëzoheshin si ujit të pakët. Niko priste me kafen në dorë, pa ç’pa e piu vetë.
Foli Babo e u betua do e bëj këtë vend Xhehnet more lanetër që ma plasët shpirtin, do rris rrogat , do ju jap edhe ju ca grosh megjithëse nuk i meritoni. Ulëm kokën ne që të mos e zemëronim e psherëtimë bereqavers !
Tao , Etilda dhe Toni shikonin këtej si për të na thënë e shihni “Babo e zgjidhi qesen, Babo është i mirë dhe i dlirë, Babo na ka xhan ai na bën derman”. Kur fap Babo tha po të jetë për mua, bëj amendament dhe pas një viti t’i merrni!
Pame andej unë, Jorida, Gazi, Dhurata , Saimiri nga të majtët. Babo në sy kishim fjalët qenka shpirtkazëm, na bëri gjakun ujë i paudhi, duam lekët tona duam lekët tona thirrëm dhe lotët gati kishim në cep te bebzave.
Babo iku. Pllakosi heshtja e mërzia. Ishte mbyllur në një zyrë. Dërgatat shkonin e vinin. Ai e kishte pyetur Niko Nikoqirin çdo bësh me lekat që do marrësh shtesë?
Ai paskësh thënë do blej cd me kënget e Tezes dhe Tërmetit kënduar lëndinave e kushtuar ju që t’i shpërndaj. Nuk e kishte bindur shumë.
Po këtë pyetje Çyrbes ? ” Ai “Babo mos na jep lek hiç, çi duam lekët, ti shyqyr që nuk na merr e të shohim gratis, por meqenëse ke bërë kabull, do gjej nuse se kush më merrte me rrogë aq të vogël” ! Babo krojti mjekrrën e mendoi ky e meriton. Kurioziteti e kishte shtyrë per të ditur çfarë mendon Damua.? Ai e kishte habitur me xhevapin e tij. Do ia çoj Ditmir Bushatit shtesën se nuk e fut dorën ne xhep kurrë e ti jap një shans me u be kavalier, kësisoj ha më shumë e flet me pak kundër teje.
Ulsiu ishte më i qartë ! Edhe pse jam si zog dreqit do blej rroba sportive e çorape të kuq që të të ngjaj!! Mirë mirë i tha ai po eleganca nuk është çështje mbulesash. E di mor burrë tha Ulsushi, po avash avash. Çuçi ishte më origjinal dhe e la pa fjalë kur ai e pyeti he mo do kurosh mjekrën? ” Jo mër shef- i tha- do ble do shama se i kam dobësi qysh i vogël se po bëehem kaps me byrekë”.
Trokiti Debora ” hë moj bijë ça do blesh me lekët e shtesës? Babo Babo unë nuk dua para , dua të më kesh xhan dhe të me lesh ministre sa më gjatë se me pëlqen të rri aty sipër dhe ta shoh Botën nga lart. Ik Ik or dreq i tha ai.
Nejse, pas shumë lutjesh e qarjesh e vuri dorën në zemër.
Salianji me preokupoi shumë. Ishte meditativ, fjalë pak e nostalgjik. Dhe për habi fliste vetëm mirë, burrë i mirë ky, grua e mirë ajo ! E pyeta në ka temperaturë, por jo nuk kishte. Allah Allah, thashë, po rrezikon të bëhesh shpirt njeriu mor evlat.
Jorida dukej si ulliri i paqes për nga ngjyrat dhe pas dy vitesh ndenjëm në kafe pa e pirë atë. Gaz Bardhi, që është edhe Papë edhe Perandor, me foli si dikur motit me njerzillëk e qashtërsi , sikur u pendova që jam treguar kurrnac me të se jam i ndjeshëm e thyhem shpejt. Kosta i Gramozit dhe Linditës kishte mbetur si jetim, as i hahej as i pihej ndonëse ne gëzonim për mexhitet. Ai si kali i Skënderbeut për të zonë, përlotej për mungesën e Linditës. Ç’ke i thoja!? Ja këtu, ke Babon ! Unë jam i krishterë tha , kam trininë e shenjtë: Babo Gramo dhe Lindita. Nuk është njëri, bie në zali.
Fatmir Mediu prapë me ndenji rëndë, më ndëshkoi me dy shikime të vëngërta dhe si Lider me la të pres e vetë ndëshkohem në ankth. Arben Pëllumbi më pa si triumfator ! E kupton tha qe besimi i patundur nuk të le në baltë, ndaj nuk e njoha frikën kur ktheheshim me Balonë nga Italia. E sheh mor gojëprishur që Babo na qiti në Selamet?!
Tigrushi ishte ngjallur se vdekurish. Kishte pyetur është në qejf Babo? Është i thanë dhe erdhi. Më përgëzoi për fjalën në Kuvend dhe më hodhi një romuz që bëra sikur nuk e kuptova. Mëria e Babos po e demitizon Tigrushin dhe po e bën njeri. Margeriti ishte aq mbi re, sa nuk dukej. Mungesa e Gertës më shkaktoi mall ditën kur lekët binin mbi ne si shi !! Mund të na binte ndonjë hata nga gëzimi e ajo nuk ishte aty të na bënte gjilpëra me heqimet që ka nën hyqëm.
Dikush tha Etilda do bëhet prape ministre. Ajo iku si djalli nga temjani, pat frikë ta dëgjonte. Dy gëzime në një ditë janë shumë. Në fund, pasi miratuam ligjet, kënduam “bjeri kavallit ti barku jem si bilbili që këndon në gem”! Ishallah Tao nuk na kërkon perqindje për lobimin që bëri.
Lini një Përgjigje