
Ka diçka të paqartë në të gjithë këtë histori. Si ka arritur biznesmeni Lirim Fezollari që fitoi ankandin e privatizimit të marrë lejen e ndërtimit, në gusht 2018, pasi gjykata e kishte anulluar privatizimin në nëntor 2017. Por kjo është një çështje që SPAK nuk e ka prekur në hetim. Ndoshta edhe në këtë rast për arsye objektive.
Merrni një student që studion Financë n vitin e pare dëhe jepini një ushtrim të tillë:
Dy ortake bien dakord që të themelojnë një shoqëri. I pari vendos si kontribut një mollë, kurse ortaku tjetër një dardhë. Në momentin e themelimit të shoqërisë molla dhe dardha e kanë çmimin nga 1 lek secila. Të dyja bashkë bëjnë dy lekë. Pra kapitali themeltar i shoqërisë është dy lekë dhe secili nga ortakët zotëron 50 për qind të aksioneve.
Në një moment të caktuar, pas një viti po themi, ortakët vendosin të bëjnë rivlerësimin e shoqërisë sepse duan ta shesin atë. Gjatë kësaj kohe çmimi i mollëve është rritur në 2 lekë ndërsa ai i dardhave ka mbetur 1 lekë. Vlera e shoqërisë tashmë është 3 lekë sepse 2 lekë vijnë nga molla dhe 1 lek nga dardha. Pyetja për studentin është kjo? Si ndahen aksionet e shoqërisë pas rivlerësimit?
Nëse studenti i vitit të parë përgjigjet se ortaku që ka kontribuar me mollën tashmë duhet të ketë 2 here më shumë aksione se sa ai që vuri dardhën, atëherë ai ngel automatikisht në provim. Aksionerët mbeten gjithmonë nga 50 për qind secili. Sepse pesha e kuotave kontributive nuk ndryshon asnjëherë, pas rivlerësimit të aseteve të kompanisë. Ndryshon vlera e tyre, por jo përqindjet e aksionerëve. Sepse aksionerët janë gjithmonë pronarë 100 për qind si për asetet ashtu dhe për detyrimet.
Kjo është ajo që ka bërë SPAK në dosjen Buka. Në vitin 2014, shoqëria Buka iu nënshtrua rivlerësimit nga një ekspert i pavarur. Në këtë shoqëri, shteti dhe pronarët e truallit zotëronin se bashku 50.7 për qind të aksioneve. Pjesa tjetër prej 49.3 për qind zotërohej nga 475 pronare private, të cilët e kanë privatizuar në vitin 1996 në kohën kur ministër financash ishte Dylber Vrioni.
Emil Nova, kështu quhej eksperti i pajtuar në 2014-ën, vlerësoi se vlera e truallit ishte rritur nga 37 milionë lekë që ishte vleresuar në vitin 1995 duke arritur në 536 milionë lekë.
Shoqëria Buka kishte 38 mijë e 700 metër truall të ndarë në dy ambiente. Rreth 30 mijë metësr ndodhen tek Fabrika e Birrës ndërsa pjesa tjetër prej 8320 metër ndodhet në rrugën 5 maj. Kjo e fundit zotërohej nga pronarë private, ku pjesën më të madhe e ka familja Myderizi.
Meqenëse toka u rivlerësua dhe çmimi i saj u rrit me disa fish, SPAK shkruan në aktakuzë se eksperti i pavarur duhet të kishte ndryshuar shpërndarjen e kuotave. Sipas aktakuzës ai nuk duhet t’u kishte dhënë 4.73 për qind të aksioneve në shoqërinë Buka, pronarëve të truallit, por duhet t’u kishte dhënë 26.17 për qind të aksioneve, pas rritjes së vlerës së tokës. Ndërsa pjesa e shtetit duhet të ulej nga 47 për qind në 24.53 për qind.
Tani zëvëndësoni pronarët e truallit me ortakun e mollëve dhe shtetin me ortakun e dardhëve tek ushtrimi më sipër. Dhe SPAK ngel në klasë.
Nuk ka rishpërndarje kuotash asnjëherë nëse në një kompani rritet vlera e një aseti të caktuar. Ajo qe ndodh është që rritet vlera e kompanisë në total dhe çmimi për secilin aksion, i cili shpërndahet në mënyrë të njëtrajtshme tek të gjithë aksionerët. Por kurrë shpërndarja e aksioneve.
Dhe kjo është ajo që ka ndodhur në shoqërinë Buka. Pronarët e truallit zotërojnë 4.73 për qind të aksioneve, të cilat më parë vlenin 11.3 milionë lekë, ndërsa pas rivlerësimit vlejnë 35 milionë lekë. Sepse është trefishuar çmimi për aksion për shkak të rivlerësimit.
Nëse eksperti do kishte ndryshuar peshën e aksioneve duke prekur kapitalin kontributiv, atëherë ai duhet të shkonte direkt në burg. Atëherë SPAK do të duhet të ngrinte akuze për dëmtim të interesave të shtetit. Ky do të ishte korrupsion. Dhe aktakuza ashtu siç është shkruar u thotë zyrtareve pse nuk e vodhët shtetin, për të favorizuar privatin.
Të gjithë ne tani na mbetet të shpresojmë se kjo është një gafë që vjen nga mungesa e ekspertizes dhe jo per shkaqe te tjera. Edhe e para është e pafalshme për një prokurori ne te cilen është investuar aq shumë para. Por nëse do të ishin arsye të tjera, kjo do të vinte nje hije te madhe mbi kredibilitetin e institucioneve te drejtesise ne Shqiperi.
Nëse SPAK ka prova te tjera, që zyrtarët e ministrisë së Ekonomisë përfshirë Arben Ahmetajn kanë marrë rryshfet në privatizimin e Buka sh.a atëherë kjo eshte nje çeshtje tjeter. Por te ngresh akuze per rishperndarje kuotash, pas rivleresimit te nje aseti eshte gafe shume e rende. Dhe ka nje prove shume te qarte per kete. Pse nuk ngrihet akuze per ekspertin e pavarur qe ka bere ndarjen e aksioneve? Sepse nese kjo eshte krim atehere autori eshte eksperti. Por ne kete rast eksperti ka zbatuar vetem ligjin.
Dhe këtu vlen edhe nje sqarim. Kompania nuk u privatizua me çmimet e vitit 1994. Përkundrazi u shit me çmim tregu. E gjithë vlera e tregut të kompanisë ishte 735 milione leke, dhe 45 për qind e aksioneve te shtetit u shiten për 338 milionë leke, ose gati 3.2 milione euro, pavaresisht se gjykata e anulloi me vone privatizimin.
Ah po. Ka diçka të paqartë në të gjithë këtë histori. Si ka arritur biznesmeni Lirim Fezollari që fitoi ankandin e privatizimit të marrë lejen e ndërtimit, në gusht 2018, pasi gjykata e kishte anulluar privatizimin në nëntor 2017. Por kjo është një çështje që SPAK nuk e ka prekur në hetim. Ndoshta edhe në këtë rast për arsye objektive.
Por italianët thonë se dy indicie bëjnë një provë. Dhe kjo po rrezikon ta shndërrojë çështjen Buka në gjyqin e parë politik në Shqipëri pas reformës në drejtësi. Korrupsioni bëhet kur zyrtarët publike shkelin interesin e shtetit për të favorizuar privatin. Në këtë rast është ngritur akuza e kundërt. Zyrtarët po akuzohen se pse mbrojtën interesin e shtetit dhe nuk u dhanë më shumë aksione privateve. Çka do te ishte e paligjshme, përveçse korrupsion.
Lini një Përgjigje