Sot, Begaj është President, por edhe pse ka mbi tre muaj që ka marrë propozimet për gradimet e gjeneralëve nga Ministri i Mbrojtjes ende nuk i ka firmosur dekretet për dhënien e gradave.
Një ushtri vetëm me gjeneralë.
Në muajin maj 2023 Ministri i Mbrojtjes me propozim të Shefit të Përgjithshëm të FA përcaktoi kuotat e gradimeve për gjeneral brigade dhe gjeneral major për vitin 2023. Shihet që kuotat janë për dy Gjeneral Major dhe katër Gjeneral të rinj Brigade. Me këto kuota ushtria do të ketë 14 gjeneralë nga 10 që janë sot. Tabela e organikës së FA parashikon vetëm 11 gjeneralë, kur kompletimi është 100%. Gjenerali i parë që del në lirim është vetëm një në korrik të vitit 2024.
FA është e autorizuar me ligj të ketë 8.500 personel nga të cilët 6.500 ushtarakë. Por sot ushtarakë janë rreth 4.700 personel ose 70% kompletim. Pra, një ushtri me 70% kompletim, me 4700 vetë, do të ketë 14 gjeneralë ose 130% të numrit të autorizuar. I bie 1 gjeneral për 350 personel ushtarak.
Po përse?
Në muajin qershor 2023 u mblodh Komisioni i Veçantë i Karrierës, drejtuar nga Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA. Ky komision vlerësoi gjeneralët për marrjen e yllit të dytë dhe kolonelët për marrjen e yllit të parë. Bie në sy se dy nga ushtarakët e përzgjedhur nga ky komision për gradim e radhës ishin atëherë dhe ende janë nën hetim nga SPAK, në të njëjtën çështje me ish Shefin e Shtabit të Përgjithshëm të FA gjeneral major Bajram Begaj. Sot, Begaj është President, por edhe pse ka mbi tre muaj që ka marrë propozimet për gradimet e gjeneralëve nga Ministri i Mbrojtjes ende nuk i ka firmosur dekretet për dhënien e gradave.
Presidenti do t’i firmosi, por po pret kohën e përshtatshme, ashtu si për nxjerrjen e pronave nga Plani i Përhapjes dhe Vendosjes, apo dhe dhënien e autorizimit për Grupin Negociator për fillimin e negociatave me Greqinë në Hagë. Duke iu dhënë grada madhore ushtarakëve nën hetim nga SPAK, ende mendojnë se u japin atyre imunitet ndaj hetimit penal.
Lini një Përgjigje