TAGS-AT E JAVËS

Forum 1 Mars 2025, 15:29

Donald Trump nuk do ta ketë të gjatë në krye të Shtëpisë së Bardhë!

Shkruar nga Spartak Ngjela

Donald Trump nuk do ta ketë të gjatë në krye të

Çmenduria Trump, thonë analistët në Perëndim, po e fut Amerikën dhe Boten ne krizë.  Dhe kjo duket si e vërtetë për politikën aktuale të tij...

Trump po luan jo si i çmendur, jo si një diktator i mundshëm në Uashington, por me e sakta është se ai po luan për Rusinë.

I.

Këtë po thotë në shtypin perëndimor e gjithë analitike e lartë e politikës aktuale.

Parashikimet atje thonë se mund të ketë ndryshime në Kushtetutën amerikane. Mund te ribëhen zgjedhje te reja. Sepse po konstatojnë që presidenti Trump e ka marrë si i "çmendur" hovin e tij politik në postin e Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Çmenduria Trump, thonë analistët në Perëndim, po e fut Amerikën dhe Boten ne krizë.  Dhe kjo duket si e vërtetë për politikën aktuale të tij.

Në këtë pikë, duhet theksuar që në Amerikë nuk ka shumë rëndësi se çfarë thonë analistët dhe gazetarët e gazetave të mëdha, por se çfarë mendon kapitali i madh, kur ai sheh se presidenca mund ta futë Amerikën dhe Perëndimin në një  krizë të madhe financiare.

II.

Demokracia amerikane në thelbin e saj, është një demokraci financiare që drejton të gjithë botën. Dhe ajo, kur ndodhet përballë një lëvizjeje eksentrike që Presidenti i Amerikës po i sjell  fuqisë më të madhe financiare të globit tonë, vepron me të gjitha mjetet edhe kundrejt presidentit të zgjedhur nga amerikanët; sepse filozofia amerikane është kjo: Asgjë dhe askush mbi Amerikën.

Atëherë?

Kuptohet se Donald Trump nuk mund ta ketë të gjatë për të qenë president i Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Por...

Cila nga këto çështje mund të jetë primare, kur në Amerikë është ngritur kjo pyetje: kush është parësor për amerikanët dhe institucionet e shtetit amerikan: presidenti Donald Trump, apo fati historik i Amerikës që po rrezikohet nga ky president i zgjedhur rishtas i Saj?

Opinioni publik i Amerikës, ka likuiduar dhe do të likuidojë gjithmonë çdo president të zgjedhur që kërkon ta cenojë fatin historik të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Lini një Përgjigje