TAGS-AT E JAVËS

Forum 1 Mars 2025, 11:12

Pasojat e takimit të dështuar Trump-Zelensky në Zyrën Ovale

Shkruar nga Spartak Ngjela

Pasojat e takimit të dështuar Trump-Zelensky në Zyrën Ovale

Zelenski u largua si superior, kurse Trump mbeti i ngrirë.

Zelenski iku nga takimi me presidentin Trump të Shteteve të Bashkuara, pa bërë asnjë marrëveshje.

Gjithçka ishte e lidhur me mineralet e rralla që ka Ukraina.

Jo! i tha Zelenski dhe i iku nga takimi.

Kjo ndodhi sepse...

Gjatë takimit në Uashington, Presidenti i SHBA Donald Trump i tha Presidentit Volodymyr Zelensky se Ukraina do të duhet të bëjë “kompromise” në një armëpushim me Moskën.

Por Zelenski i qëndrueshëm dhe superior i tha me këmbëngulje të lartë politike presidentit amerikan: "Nuk duhet bërë asnjë lëshim me udhëheqësin “vrasës” të Rusisë".

Dhe këtu takimi u mbyll. Zelenski u largua si superior, kurse Trump mbeti i ngrirë.

Dhe dihet që Trump është në zbutje me Rusinë.

Ky tani është një fakt që është kthyer në fenomen.

Për Presidentin e Amerikës Donald Trump është e njohur nga qarqet e politikës profesioniste në Uashington se ai, ka qenë dhe mbetet në marrëdhënie të ngushta me Moskën. Ai ka investime gjigante në Rusi.

Por largimi i Zelenskit nga takimi ishte një akt historik që i tregoi Uashingtonit politik se kush është Ukraina dhe cili është për Perëndimin Donald Trump.

Ky ishte një gjest i madh politik në marrëdhënie ndërkombëtare, i cili pritet të ketë rrjedhoja, por tani duhet të shohim se çfarë do të bëjë opozita e Trump në Uashington, sepse kjo ishte një fyerje që vetë Donald Trump i bëri Amerikës.

Të shohim rrjedhën e ngjarjeve që po vijnë.

Lini një Përgjigje