TAGS-AT E JAVËS

Forum 3 Prill 2025, 22:05

Do t'i rezistojë dot Shqipëria kërcënimit që tirania po i bën demokracisë?

Shkruar nga Spartak Ngjela

Do t'i rezistojë dot Shqipëria kërcënimit që

Pse, ende nuk e dini qe diktatori e krijon dhe e mban pushtetin e tij absolut me frikën që ai i ndërkall të gjithë shoqërisë që ai drejton?

Askush  nuk e mendon dot realisht të ardhmen e tij.

Sepse janë katër aspekte të rëndësishme jetësore të cilat, edhe pse nuk mendohen, në çdo çast ato e rëndojnë thellë mendimin e njeriut në këtë qytetërim.

Të katër aspekte, janë:

Shëndeti

Gjendja pasurore

Dashuria në çift.

Frika nga diktatura dhe tirania.

Shëndeti është një merak me frikë të brendahme te çdo njeri.

Gjendja pasurore është presioni që individit ia bën dëshira e tij për të vënë sa më shumë para .

Dashuria në çift është niveli magjik i njeriut të cilin në këtë gjendje e ka çuar fjala që krijon mendimin erotik, dhe, edhe memoria që e mban të gjallë këtë mendim.

Dhe jeta ecën, por frika e vdekjes është dominante tek çdo njeri. Dhe pikërisht këtu vjen e gjithë rënia e individit, por edhe e vetë qytetërimit.

Pse, ende nuk e dini qe diktatori e krijon dhe e mban pushtetin e tij absolut me frikën që ai i ndërkall të gjithë shoqërisë që ai drejton? Dhe këtu hyn edhe vetë familja e diktatorit, se diktatorët kanë vrarë edhe vëllain që e kanë ndier si rivalin e tyre, edhe çdo lloj miqësie tjetër, dhe, të gjitha, në funksion të pushtetit të tij politik: si mbret, gjeneral apo diktator.

Dhe këta kanë qenë sunduesit më të shumtë në të gjitha qytetërimet.

Por, koha jonë, në Shekullit e XX e mundi tiraninë, me vështirësi dhe me shumë viktima, por sot kjo kohë ka ardhur në qytetërimin perëndimor - nga Parisi në Londër, nga Londra në Uashington, nga Uashingtoni në Zurich, nga Zurich-u në Stokholm, nga Stokholmi në Kopenhagen, nga Kopenhagen në Madrid, nga Madridi në Romë, nga Roma në  New York, nga New Yorku në Montreal - e kështu me radhë në të gjithë Perëndimin.

Po nga Perëndimi i lartë, kjo kohë, a ka ardhur edhe në Shqipëri?

Ka ardhur, por ende jo e plotë, prandaj ne nuk e dimë: do t'i rezistojë dot Shqipëria kërcënimit që tirania po i bën demokracisë në çdo çast?

Këtë nuk e dimë, prandaj ne shqiptarët duhet ta kemi mendjen gjithmonë te tirania dhe frenimi i saj, sepse tirania ende po na kërcënon për të marrë pushtetin politik në Shqipëri.

Lini një Përgjigje