TAGS-AT E JAVËS

Forum 3 Prill 2025, 21:33

Auditi i KLSH, rëndësia jetike e “ECMO” dhe si mashtron QSUT!

Shkruar nga Osman Stafa
Auditi i KLSH, rëndësia jetike e “ECMO” dhe si mashtron
Rama-Koçiu

Sa persona kanë vdekur, prej mungesës së kësaj pajisjeje? Kardiokirugët thonë se mbi 50 veta në vit kanë ndërruar jetë për shkak të kësaj pajisjeje. Por personat e pyetur nga audituesit e KLSH, kanë bërë një mufkë të madhe, jo pa dashje, por për të fshehur të vërtetën...

Kjo është shkresa zyrtare e auditit të KLSH, pas denoncimit që kam bërë, për mungesën e pajisjes jetëshpëtuese "ECMO".

Çfarë është ECMO? Është një pajisje e cila të shpëton jetën kur zemra e mushkëria nuk funksionojnë siç duhet. Pajisja "Ecmo" i instalohet pacientit, e ai qëndron në jetë derisa zemra apo mushkëria marrin përsëri funksionet e tyre.

Auditi i KLSH, rëndësia jetike e “ECMO” dhe si mashtron

Auditi i KLSH, thotë se kjo pajisje s'ka qënë asnjëherë në Kardiokirugji, QSUT. SKANDAL. Sa persona kanë vdekur, prej mungesës së kësaj pajisjeje? Kardiokirugët thonë se mbi 50 veta në vit kanë ndërruar jetë për shkak të kësaj pajisjeje.

Auditi i KLSH, rëndësia jetike e “ECMO” dhe si mashtron

Por personat e pyetur nga audituesit e KLSH, kanë bërë një mufkë të madhe, jo pa dashje, por për të fshehur të vërtetën.

Siç mund ta lexoni ata kanë thënë që: Për funksion të ngjashëm, por me efekt shumë të limituar se ECMO gjendet një aparaturë e qarkullimit ekstrakorporal. (Ose pajisja zemër mushkëri).

Këtu ka një mashtrim të madh, pasi çdo kardiokirurg e di shumë mirë se pajisja ECMO ka tjetër funksion, nga pajisja zemër-mushkëri.

ECMON nuk e zëvendëson dot pajisja zemër-mushkëri.

ECMO është më shumë për mbështetje afatshkurtër të pacientëve (deri në 2 muaj) që mund të rikuperohen (me ose pa nevojën e një ndërhyrjeje kirurgjikale), ndërsa pajisja zemër-mushkëri përdoret kryesisht gjatë operacioneve kirurgjikale.

ECMO përdoret për raste të humbjes së funksionit të zemrës, psh: përdoret për infarktet akute të miokardit, miokarditeve, dhe për rastet e problemeve të rënda në mushkëri, në mënyrë që këto dy organe të vazhdojnë punën por të mos s'forcohen. Ndërsa pajisja zemër-mushkëri përdoret për t'i ndalur plotësisht funksionin e këtyre organeve e për të kryer në to, operacione.

Ndryshim tjetër është se pajisja zemër-mushkëri përdoret vetëm në operacion, max deri në 4 orë.

Ndërsa ECMO, deri në 2 muaj (sipas rastit).

Madje ECMO është i domosdoshëm në disa raste që presin për t'u operuar në mënyrë që të stabilizohet gjendja dhe pacienti të futet në sallë.  Stabilizimin e zemrës dhe mushkërisë nuk mund ta bëjë kurrësesi pajisja zemer-mushkeri.

Pyetje për ata që duan të njësojnë ECMON dhe pajisjen zemër-mushkëri!!!

•A mundet të përdoret pajisja-zemër-mushkëri për të përmirësuar funksionimin e mushkërive?

JO! Nuk është e projektuar për këtë funksion.

• A mund të përdoret pajisja zemër-mushkëri për kohë të gjatë, derisa pacienti të dalë jashtë rrezikut për jetën? Absolutisht Jo! Përdorimi i pajisjes zemer-mushkëri për kohë të gjatë dëmton çdo organ të pacientit.

• A mund të qëndrojë pacienti pa anestezi i lidhur me pajisjen zemer-mushkeri! JO kjo nuk është e mundur.

• A mund të përdoret pajisja zemër-mushkëri në reanimacion, jashtë salle? JO, sepse është pajisje që përdoret për operacione, jo për suport të pacientit.

Të gjitha të mësipërmet realizohen me anë të ECMOS dhe jo pajisjes zemër-mushkëri.

Të thuash që pajisja zemer-mushkëri zëvendëson punën e ECMOS është padituri në rastin më të mirë dhe krim në rastin më të keq!

Lini një Përgjigje