
Asnjë vlerë nuk kanë mandatet e gjithsecilit nëse nuk rrëzojmë Ramën dhe kalbësirat nga pushteti prandaj boll se na hapet barkun...
Sot nuk do të jem në mbledhjen e Këshillit Kombëtar për të respektuar konfliktin e interesit.
Sa kohë që unë aspiroj të jem kandidat për deputet për zgjedhjet e 11 majit dhe tema e mbledhjes se sotme e Këshillit Kombëtar është pikërisht miratimi i listës së 186 Kandidatëve që do të përfaqësojnë PD në këto zgjedhje (46 te mbyllur dhe 140 në listë të hapur) nuk mund të jem i pranishëm sepse mes shumë emrave do të jetë dhe emri im dhe nuk dua që të vendos në siklet askënd e nuk dua te flas për asnjë emër tjetër.
Nuk mund ta imagjinoj dot “radhën” e takimeve “qurravitëse” të këtyre ditëve të atyre që duan patjetër të sigurojnë një karrige në Parlament nëpërmjet listës së mbyllur.
Do me vinte turp tu jepja dorën kësaj kategorie dhe nuk do pranoja kurrë të “emërohem” deputet pa votat e qytetarëve,
Unë aspiroj te jem në listë të hapur që t’i nënshtrohem dhe gjykohem nga vota e qytetarëve të qarkut Tiranë.
Beteja fillon nesër dhe betejën e kemi me Rilindjen, qeverinë dhe Ramën, por kjo betejë bëhet tek votuesi, tek qytetarët dhe shqiptarët kudo që jetojnë për t’i bindur të na votojnë dhe me dinjitet karakter ndërshmëri kurajo e respekt tu tregojmë që nuk jemi si “ tufa” e kërrmave te pushtetit.
Asnjë vlerë nuk kanë mandatet e gjithsecilit nëse nuk rrëzojmë Ramën dhe kalbësirat nga pushteti prandaj boll se na hapet barkun.
Prej 12 vitesh pothuajse keni qenë po ju që këto ditë bëni “ roje” në godinën dhe oborrin e PD për tu takuar me Berishën që t’i kërkoni qenien në listën e mbyllur.
Nga kush keni frikë që nuk doni të jeni në liste të hapur???
Do të propozoja që të gjithë ata apo ato që aspirojnë të jenë në listë si kandidatë për deputetë dhe janë anëtarë të Këshillit Kombëtar të mos marrin pjese sot në mbledhje por edhe po shkuan të jenë me dinjitet e të respektojnë qenien në konflikt interesi.
Lini një Përgjigje