
Pra ndryshe nga shumë njerëz që e përdorin këtë fjale për keq, nëse Ledio të thotë qen do të thotë që je njeri i mirë.
Ledio është një muzikant i shkëlqyer që gjithë natën bën njerëzit të kërcejnë, ndërsa ditën mëson qenin e tij si të kërcejë dhe të sillet si një njeri i edukuar.
Si të gjithë ata që jetojnë me qen, me siguri ai nuk shan kurrë një njeri tjetër me fjalën qen apo nuk i thotë kujt o qen bir qeni.
Ledio e do aq shume qenin e tij saqë nuk mund t’ia përdorë emrin për të fyer njeri dhe nëse do e krahasonte dikë me një qen ky do ishte, patjetër një kompliment.
Pra ndryshe nga shumë njerëz që e përdorin këtë fjale për keq, nëse Ledio të thotë qen do të thotë që je njeri i mirë.
Në faqen time te Facebook, si në çdo faqe publike me shumë trafik, ka shumë njerëz që zihen me njëri tjetrin duke i thënë qen, apo qen bir qeni. Nëse shumica prej tyre nuk do ishin anonimë, pra të fshehur pas profileve fallco, do doja ti çoja te Ledio që ti disiplinonte dhe ti mësonte të sillen siç bën me qenin e tij inteligjent.
Lini një Përgjigje