TAGS-AT E JAVËS

Forum20 Dhjetor 2023, 22:17

Ben Blushi: I ftuar në një debat për Zotin!

Shkruar nga Ben Blushi

Ben Blushi: I ftuar në një debat për Zotin!

Kaoni do përpiqet të më bindë ti besoj një Zoti i cili që nga dita që ka lindur nuk ka lënë asnjë shenjë në Universin tonë me përjashtim të mungesës së tij sa herë na duhet.

Shumë shpesh më kanë gjykuar, paragjykuar dhe sulmuar sepse kam thënë se nuk besoj se Zoti egziston. I sigurt jam se nëse Zoti egziston nuk do kishte lejuar njeri të sulmonte dikë tjerër në emrin e tij.

Megjithatë nuk e kisha menduar kurrë se dikush do më ftonte në një debat publik për egzistencën e Zotit.
Njeriu që më ka ftuar është Kaon Serjani një shkrimtar që beson te Zoti. Ai këmbëngul se Zoti jo vetem egziston por edhe dikton jetën tonë të përditshme dhe ka marrë përsipër të më bindë në sy të më shumë se 200 vetave të cilët do jenë prezentë nesër/sot gjatë debatit tonë.

Me pak fjalë Kaoni do përpiqet të më bindë ti besoj një Zoti i cili që nga dita që ka lindur nuk ka lënë asnjë shenjë në Universin tonë me përjashtim të mungesës së tij sa herë na duhet.

Pavarësisht argumetave të ndryshëm që kemi unë e pranova ftesën e Kaon Serjanit i cili ka botuar dhe një libër imagjinar me titullin " Dialog me Ateistin Ben Blushi" .

Debati për Zotin do zhvillohet në Hotel Rogner të enjten dt 21 në ora 18.00.

Jeni të gjithë të ftuar sepse debati është i hapur.

Lini një Përgjigje

Forum