TAGS-AT E JAVËS

Forum20 Dhjetor 2023, 18:44

Qeni që u leh të gjithëve

Shkruar nga Mero Baze

Qeni që u leh të gjithëve

Po përse ky njeri që po përballet me drejtësinë i sulmon të gjitha institucionet e drejtësisë? Shumëkush pranë tij po përpiqet ta paraqesë këtë si një dimension trimërie. Të tjerët si veprim inteligjent për ti depersonalizuar institucionet në raport me të.

Gjykata Kushtetuese hodhi poshtë kërkesën e deputetëve të Sali Berishës që kërkonin pezullimin e procedurave për zbatimin e masës së sigurisë me arrest për Sali Berishën.

Vendimi i argumentuar i Gjykatës Kushtetuese nuk i legjitimon deputetët të jenë palë në këtë çështje. Palë mund të ishte Sali Berisha sikur të kishte respektuar procedurën dhe ti kishte konsumuar gjithë shkallët e gjyqësorit, deri në Gjykatë të Lartë, por ai nuk e zgjodhi atë rrugë.

Rruga që ka zgjedhur Sali Berisha ndaj institucioneve të drejtësisë dhe ndaj çdo institucioni të shtetit shqiptar është ti sulmojë të gjithë pa shkak, pasi e di që një ditë mund t’i ketë kundër.

Sapo është shqiptuar vendimi i Gjykatës Kushtetuese, kanë nisur sulmet ndaj Gjykatës Kushtetuese duke i zënë të gjithë me libër shtëpie anëtarët.

Ka dy ditë që sulmon Altin Dumanin që sipas tij është nën kontrollin e bandave dhe hajdutëve.

Më parë ka sulmuar prokuroren e çështjes Millonai dhe Prokurorin Arben Kraja. Sulme barbare madje dhe kërcënime fizike janë bërë prej tij ndaj gjyqtares Irena Gjoka e cila është detyruar të shtojë rojet e sigurisë prej tij.

Pastaj janë sulmuar me radhë gjykatës dhe institucione, KLP, KLD, Inspektor i Përgjithshëm i Drejtësisë, KED, Gjykata e Lartë e gjithçka tjetër.

Po përse ky njeri që po përballet me drejtësinë i sulmon të gjitha institucionet e drejtësisë? Shumëkush pranë tij po përpiqet ta paraqesë këtë si një dimension trimërie. Të tjerët si veprim inteligjent për ti depersonalizuar institucionet në raport me të.

Në fakt nuk është as njëra, as tjetra. Në mënyrë banale, kjo është frikë e përzierë me budallallëk.

Për ta kuptuar më mirë po ua ilustroj me një shembull. Keni parë ndonjë herë ndonjë qen të vetmuar dhe të braktisur në rrugë që i leh çdo makine që kalon dhe çdo kujt që i bie rruga andej?

Nuk e ka nga trimëria. As nga inteligjenca. Është i frikësuar dhe mendon se çdo kush mund ta rrezikojë.

Frika se mund ti rrezikojnë jetën të gjithë ata që i shfaqen para, e detyron atë tu lehë të gjithëve dhe të kthehet prap tek vendi i vet, me bisht në shalë.

Ky është Sali Berisha sot. 

Është si një qen që i leh kujtdo që i del përpara. Nuk është se ka ndonjë informacion të qartë nëse ka mik apo armik atë që sulmon, por duke e ditur se çfarë ka bërë, mendon se të gjithë ata që kanë punë me drejtësinë, janë armiq të tij. Dhe ai s’ka më asgjë tjetër në dorë veçse ti sulmojë ata. 

Ndaj mos u mërzisni. Vazhdoni punën prej nesër e tutje.

mero baze berisha spak

Lini një Përgjigje