TAGS-AT E JAVËS

Forum20 Dhjetor 2023, 21:29

Kllounada e palaçollëkut politik e mediatik... dhe Sali Berisha

Shkruar nga Ilir Demalia

Kllounada e palaçollëkut politik e mediatik... dhe Sali Berisha

Rënia e Berishës e CO dhe vënia para drejtësisë do të fillojë rënien e dominosë së këtij sistemi regjimesh autokratike-klanore oligarkike. Drejtësia as nuk mund të mbyllet me Berishën pasi do të jetë drejtësi po shërbim i pushtetit autokratik-oligarkik. Kjo drejtësi nuk mund të pushoj pa u pastruar e gjithë gangrena 30 vjeçare e korrupsionit...

Prej kaq kohësh, qysh se nga shpallja e Sali Berishës non-grata nga SHBA dhe më pas nga Britania e Madhe dhe izolimi Europian, po mundohen analistë, pronarë mediash që nuk kanë lidhje me median, por janë matrapazë dhe batakçi, që përfitojnë dhe kanë përfituar nga shërbimet ndaj pushtetit në mënyrë të padrejtë nga favorizmi pushteteve duke u bërë dhe ligje të paligjshme në favor të pushteteve mediatike, duan ta paraqesin çështjen Berisha si një komplot ndërkombëtar dhe komunist të Sigurimit të Shtetit, (Berisha vetë ka qenë “Strehues” i këtij Sigurimi) si një eliminim të opozitës “äntikomuniste” të “djathtë” e “sovraniste”.

Janë duke e bërë këtë ata intelektualë”, analistë, gazetarë, politikanë, të cilët në vitin 1996 bënë ç’mos për të rrëzuar Sali Berishën dhe taborin e tij PD më çdo mënyrë për masakrimin e votës në 1996 në një kohë që lideri i opozitës Fatos Nano ishte në burg nga Sali Berisha për ta eliminuar politikisht, megjithëse Nano ishte i korruptuar dhe unë mendoj, që ashtu si Berisha sot dhe të gjithë politikanët shqiptarë pas 1990 që kanë drejtuar shtetin dhe administratën shqiptare duhet të jenë objekt I hetimit të pasurive të tyre marramendëse dhe në emër tyre, familjarëve apo miqve inshore dhe offshore.

Janë duke e bërë këtë ata ‘ïntelektualë” gazetarë, analistë pronar mediash, që në vitin 1997 u organizuan në Revolucion Popullor për të rrëzuar regjimin e Sali Berishës për PIRAMIDAT, kur: edhe vetë politikanë dhe gazetarë të opozitës ishin pjesmarrës në skemat Piramidale.

Po e bëjnë këtë, ata të cilët u ngritën kundër Berishës kur shpërtheu GËRDECI, si një shpërthim I korrupsionit kriminal të trafikut të armëve nga ministrat Mediu e C/O dhe familjarët e Berishës me në krye Zenin.

Po e bëjnë këtë, ata të cilët u ngritën për BLLOKUN e Metës, ku si shkak I këtij BLLOKUT u vranë katër qytetar në Bulevardin Dëshmorët e Kombit para zyrës së kryeministrit Sali Berisha se ishin të pajisur më “stilolapsa me shigjeta helmuese dhe çadra automatik të kalibrit të rëndë” sipas Berishës.

Të gjithë këta karnaval palaço mediatik i largohen asaj që është kryesorja: A ka kryer korrupsion dhe krime Sali Berisha gjatë pushtetit të tij?

Faktet dhe ajo ç’ka jemi dëshmitarë tregon që po, ashtu siç duhet thënë e njëjta gjë dhe për këta SOCIALISTËT që janë sot në pushtet dhe nuk mundet asnjëra palë, meqë ka bërë Berisha korrupsion nuk duhet të hetohet afera e inceneratorëve dhe të tjera me Veliaj e C/O me Olta Xhaçka e Ballukun dhe vetë përgjegjësia dhe llogaria që duhet të japë kryeministri Rama duke mos larë duart si Pons Pilati në te gjithë këtë mullar korrupsioni dhe pastrim paraje kriminale dhe trafiqesh dhe oligarkëve lidhur me qeveritë e radhës në bashkëpunim me pronarët e mediave dhe zagarët politik të bandave politike shqiptare.

Përse ky qëndrim i dyfishtë dhe imoral e po deshët edhe kriminal I mediave, gazetarëve, analistëve, “intelektualëve” në interes të bandave politike dhe si rrjedhim krimit, korrupsionit, trafiqeve në pastrim nga ndërtuesit mediatik dhe politik?

Kjo sepse media “intelektualët” analistët, gazetarët, pronarët e mediave, ushqehen dhe bëjnë një jetë luksi me këtë sistem bandash politike në qarkullim dhe rreth vicioz.

Kjo është arsyeja që goditjen e drejtësisë duan të na e paraqesin si goditje politike të eliminimit të opozitës për të mbajtur rrethin vicioz të bandave 30 vjeçare dhe klaneve të tyre në qarkullim. Të gjithë të thirrurit nga SPAK thonë se po goditen politikisht! Kështu thonë Mediu , Ahmetaj, Xhaçka, Veliaj do ta thotë shumë shpejt, kështu thotë dreqi dhe I biri me në krye Berishën.

Rënia e Berishës e CO dhe vënia para drejtësisë do të fillojë rënien e dominosë së këtij sistemi regjimesh autokratike-klanore oligarkike. Drejtësia as nuk mund të mbyllet me Berishën pasi do të jetë drejtësi po shërbim i pushtetit autokratik-oligarkik. Kjo drejtësi nuk mund të pushoj pa u pastruar e gjithë gangrena 30 vjeçare e korrupsionit dhe krimit postkomunist.

Shqiptarët nuk mundën  të dënojnë de-facto regjimin komunist për krimet e tij për shkak së postkomunizmi-komunist (me bla-bla e tallava e kanë bërë) me komunistin Berisha që krijoj këtë model demoniakkokratik që nuk ka lidhje as me demokracinë funksionale, as me tregun e lirë dhe as me shtetin e së drejtës.

Dëgjoj nga palaçot mediatik që thonë: më vjen keq që shikoj në këtë gjendje ish presidentin dhe ish kryeministrin e vendit tim?!!

Absolutisht nuk ndjej asnjë lloj keq ardhje për pathetizmin e tyre, në të kundërt i neveris cilin do qoftë nga këta të cilët uzurpuan pushtete që as I meritonin dhe as kishin vlera dhe contribute, por në të kundërt abouzuan dhe u sollën si feudal dhe bajraktar lokal me pushtetin.

Lini një Përgjigje

Forum