TAGS-AT E JAVËS

Forum25 Qershor 2025, 15:09

Ben Blushi: Fotografia, mënyra më e shpejtë për të treguar botën!

Shkruar nga Ben Blushi

Ben Blushi: Fotografia, mënyra më e shpejtë për të

Unë e shijoj shumë fotografinë e bukur, por fotografitë pa njerëz nuk më krijojnë emocion...

Isha anëtar i jurisë në Festivalin e Fotografisë së Tiranës ku më shumë se 200 pjesëmarrës konkurruan për disa çmime të cilat u dhanë dje pasdite.

Më erdhi mirë që përveç shumë fotografëve shqiptarë kishin marrë pjesë dhe fotografë të huaj, turq, malazezë, italianë, francezë, egjiptianë dhe marokenë që sollën fotografi nga Mesdheu.

Eva Kushova që e organizon prej tetë vitesh me shumë këmbëngulje dhe përkujdesje këtë Festival më kërkoi të përzgjedh fituesin e serive, pra jo vetëm të një fotografie por të disave bashkë.

Nga shtatë konkurrentë në këtë kategori unë përzgjodha numrin 6 që sipas meje kishte një sy më të zhdërvjellët, kishte përshkrim dhe balancë artistike mes njerëzve dhe mjedisit që kishte fotografuar.

Unë e shijoj shumë fotografinë e bukur, por fotografitë pa njerëz nuk më krijojnë emocion.

Një det me dallgë, hëna e mbuluar nga retë apo e një mali i skuqur nga vjeshta më tërheq por nuk më shtyn të mendoj.

Fotografia është mënyra më e shpejtë për të treguar botën, por kur ajo ka mendim atëherë komunikon edhe më mirë.

Për këtë shkak zgjodha një seri fotografish të bëra në një plazh që më vonë mora vesh se ndodhej në Ulqin.

Fotografi i këtyre fotove nuk ishte shqiptar por malazez, dhe ai u shpall fitues bashkë me shumë shqiptarë në kategoritë e tjera si dhe turq apo edhe italianë.

Shpresoj shumë që Festivali i Fotografisë së Tiranës të vazhdojë sa më gjatë duke u kthyer në një event ndërkombëtar prestigjioz.

Lini një Përgjigje