
Pritshmëritë janë t’u dalë tymi landfilleve e spiataleve, naftës e investimeve strategjike, drogës së vëlla Olsit dhe gomës së dosjes Rama-McGonigal që Agron Neza i ka hequr vintilin e është zbutur, sa ëndërrimtarët kanë filluar të besojnë se e hëngri Mafia...
Edi Rama, sa ishte i gjallë, ka qënë edhe kryeministër, edhe kryehajdut, edhe kish lidhur miqësi me ca çeta kusarësh të FBI-së, edhe i kish ndezur vetes qiriun tek koka, që kur ta thërrasë SPAK-u për transparencë pasurie, t’ia fikë Altin Dumani flakët.
Fajet që rriten në shtrat të shkaqeve “shëndetësore” të sistemit korruptiv 34 vjeçar, ku gjithë kasta kriminale ka kositur çdo pasuri dhe kopsitur çdo dredhi, sot janë në kasën e mistershme të “ushtrisë” së FBI-së, pasi pas Charles McGonigalit, nuk ka më çeta të vogla këtej.
Të gjithë kanë vdekur në fakt, por nuk ka kush u lëshon dheun përsipër e po qelbin demokracinë me “leckat” nëpër dosje.
Thajë e shpërlaj dosje të familjes kryeministrore, Altin Dumani u bë si ata prokurorët para tij që kanë pastruar pisllëqet e mafies, e sot gjithë fshati ua bën me gisht, kjo është prona jote, kjo pasuria jote e zhdukuni se u kapëm në ndonjë qoshe të aksidenteve të dyshemesë që ju rrëshqet nën këmbë, ua bëmë turinjtë përshesh.
Në çanak ku dollarët e plagët janë qelbëzuar e mbajnë erë, të gjithë kanë nxjerrë gjuhën jashtë.
Nuk ka milioner që nuk “vrapon” si zagar gjuetie të zgjojë “lepurin” e vet, e t’i thotë Amerikës, kapa këtë Ilir Beqjan tek restorant “Gzona” tek po hante supë me garuzhde.
Të gjithë vetëm Ilir Beqjan kanë zënë këto ditë, por Olsi e Olta, Engjëlli e Frida, ministra, deputetë e zyrtarë të lartë, janë në pyllin e dendur të korrupsionit, ku Edi Rama është bërë luan e nuk hyn andej as Altin Dumani, as Shejtani.
Këta që rrinë galuc anash lumenjve, pasi në dete e Oqeane janë ata të FBI-së dhe DEA-a, jo vetëm Lusin Zotin prej 11 vitesh të arrestohet Edi Rama, por me zor po presin datën 25 të këtij muaji, ku flitet se Babloku do paraqitet para prokurorëve dhe hetuesve të FBI-së si Çeçua.
Atje do të rrëfehet për aktet e krimit ekonomik dhe financiar, për vendimet që ka arritur t’i firmosë fët e fët deri në 17 vëndime në ditë.
Pritshmëritë janë t’u dalë tymi landfilleve e spiataleve, naftës e investimeve strategjike, drogës së vëlla Olsit dhe gomës së dosjes Rama-McGonigal që Agron Neza i ka hequr vintilin e është zbutur, sa ëndërrimtarët kanë filluar të besojnë se e hëngri Mafia, se Amerika ta pret mandatën fët e fët o Bablok!/Pamfleti
Lini një Përgjigje