
Rrugës ata u ndanë jo parimisht, por thjesht për të dominuar si PD-në, po ashtu edhe skenën politike të vendit...
Filozofia mjekësore e popullit tonë” është shprehur se: “Gjuha shkon gjithmonë aty ku dhëmb dhëmbi”….
Po ashtu shumëkujt nga brezi im por jo vetëm, besoj se ju kujtohet skeçi i Estradës së Fierit “A doni më për Belulin”…..
Si mjek, si prind dhe si qenie e mirëpërgjegjëshme shoqërore unë kam shkruar dikur, se: “Narsicizmi i drejtuesve dhe militantizmi i ndjekësve zë tyre në demon-kraci, sjellin mundësi të njëjta korruptive të pusht-shtetit”….
Pasi dëgjova “promemorien televizive të KM”, mu përforcua besimi se paskam pasur plotësisht të drejtë në atë që unë kam shkruar, se:
“Jo më kot demagogjia dhe gënjeshtra të ngritura në art, quhen politikë” (T.K.)…..
Të gjitha mjetet dhe mënyrat janë të dobishme për t’ia mbërritur qëllimit, vijushmërisë së mbajtjes së pusht-shtetit, edhe të pretenduarit e të qenurit “viktimë e agresioneve apo e shpifjeve të kundërshtarëve tuaj politikë apo ato socialë”…..
Makiaveli do t’ia kishte zili kësaj mënyre perfekte të realizimit të aksiomës së tij te “PRINC”, që “Qëllimi justifikon mjetin”….
“Il poppolo albanese” në këto 34 vite të së ashtuquajturës “Demon-craci Made in Albanistan”, besoj se ka mundur të kuptoj se:
1- Ishin bashkë që në nisje si Prof. Dr. Sali Berisha, pedagogu im i Fizio-Terapisë në Fakultetin e Mjekësisë së Universitetit të Tiranës, edhe Edi Rama, pedagogu i Historisë së Artit dhe i Artit kontemporan në Akademinë e Arteve të Tiranës;
2- Rrugës ata u ndanë jo parimisht, por thjesht për të dominuar si PD-në po ashtu edhe skenën politike të vendit;
3- Për të dy dhe për shpurën e oborrtarëve që u kanë shkuar pas e kanë përftuar jo pak këto 34 vite të demon-kracisë: “Ajo çështja e Demokracisë dhe e Demokratizimit të vëndit ishte thjesht një lojë, me skenar e regjisor të katovicarit Ramiz Alia”.
Nëse deri më sot JU bashkëkombas në dhe jashtë Trojeve Arbërore nuk keni mbërritur të kuptoni kaq gjë, ta gëzoni partitokracinë/kryetarokracinë të votuar më 21.04.2008 nga PARLA-PA-MENTI ynë, pas dakordësisë së plotë të PD dhe Mazhorancës së kohës së drejtuar nga Prof. Dr. Sali Berisha, si dhe të Opozitës së kohës së drejtuar nga Edi Rama në krye të Rilindjes/ish-PS…..
Megjithatë heshtja shpesh e imponuar për ruajtjen e vendit të punës nga “presioni direkt politik dhe i tagrambledhësve” ose nga “presioni indirekt i bilbilfryrëseve dhe i patronazhistëve”, jo gjithmonë shpreh dakordësinë ndaj “kokorroçësive të pusht-shtetarëve” tanë të këtyre 34 viteve Demon-kraci si nga ana e nëpunësve të Administratës shtetërore apo të rrogëtarëve publikë ose jo në veçanti, po ashtu edhe nga ana e popullatës shqipfolëse në përgjithësi….
Wake up my albanian fellows!!!!
Quo vadis Shqipëria ime e këndej Drinit?!?!
Lini një Përgjigje