TAGS-AT E JAVËS

Forum12 Janar 2025, 19:40

A vjedhin politikanët e rinj?!

Shkruar nga Myslim Murrizi

A vjedhin politikanët e rinj?!

Të predikosh se nuk je hajdut kur në fakt nuk ke patur as pushtet e as mundësi për të vjedhur është mashtrim ordineresh siç kanë predikuar të gjithë hajdutët që sot janë në burg, hetim apo në arrati, kur kanë qenë pa pushtet njëlloj si këta palaçot që aktrojnë sot.

Të gjithë “populistët” hipokrit kanë të njëjtin mentalitet mashtrues duke u hequr si të thjesht e të “varfër” që nuk e kanë problem të bëjnë çdo punë por sa marrin pushtet vjedhin si bastard.

Ndjekin të njëjtën politikë sepse kanë të njëjtin “mësues” dhe janë në shërbim të të njëjtit padrino që është fëlliqësira sorros.

Ka kohë që nëpër ekrane promovohet shumë ky termi i "politikanëve" të rinj.

Mosha në fakt është kriter vetëm në sport dhe shtëpitë publike, por në asnjë sektor tjetër.

Shihni me kujdes moshën e pushtetarëve të arrestuar apo që janë në hetim sot nga SPAK e do të shihni që nga ish zv kryeministri tek ish ministra e deputetë, drejtorët e bashkisë e të qeverisë si dhe nga ish kryetar bashkie deri tek kryetari i bashkisë Tiranë me lopatë në dorë janë të gjithë të “rinj”

Në politikë, administratë, shtet e pushtet kriter duhet të jetë: Ndershmëria

Morali

Karakteri

Dinjiteti

Të jesh jo hajdut do të thotë që nuk ke vjedhur kur ke patur pushtet e mundësi për të vjedhur.

Ndërsa të predikosh se nuk je hajdut kur në fakt nuk ke patur as pushtet e as mundësi për të vjedhur është mashtrim ordineresh siç kanë predikuar të gjithë hajdutët që sot janë në burg, hetim apo në arrati, kur kanë qenë pa pushtet njëlloj si këta palaçot që aktrojnë sot.

Shiheni këtë video dhe gjeni “ndryshimin” mes tyre.

a vjedhin politikanët e rinj?!

Lini një Përgjigje