
Nuk i përgëzoj kolegët, por meqenëse Opozita është në protestë, etike mbetet që protesta të mos provokohet, aq më tepër që në ato zyra kemi hyrë me vota demokratesh.
E dashur Flutura shyqyr që ke shpëtuar! Paske qenë në rrezik të madh. Shihja nga larg lajmet dhe më zu një i fortë merak! Pyetja e parë që më erdhi në mendje…në cilin spital është shtruar, do vija me vrap për solidaritet dhe gati në gojë kisha deklaratën e distancimit nga akti. Me thanë jo nuk është aq keq e u gëzova. Pastaj duke gjykuar nga zhurma me dhimbje doja të mësoja sa plagë ka marrë duke mallkuar veten se në çfarë vendi jetojmë! Përsëri doja të të shprehja mbështetje.
Për fat me thanë s’ka marrë asnjë. Eh faleminers Zot thashë se do lendohesha shpirtërisht.
Po përseri diçka nuk më bindte. Statusi i zonjës kryetare dje ma shtoi xanxën, artikujt pa fund për dhunën e Gaz Bardhit dhe Mul Nokës….sot lotët e qashter të zonjës Etildë dhe Meritë në emër të “aleancës së grave deputetë”, protesta e dy grave të Luli , me shkaktuan mornica. Besova u ndy Bota.
Nuk po me ndahej brenga hyra në YouTubë… me zemër të thyer. Dyshimi që nuk i paskam njohur mirë dy përbindëshat që dhunojnë gra Gazin dhe Mulin me gërryente! Kërkova sa munda: pashë tension politik, fjalë të nxehta në ajër. Dëgjoja Gazin që thoshte mos këtu e mos aty, pashe Mulin që kapi vetëm një mikrofon….dhe prapë fjalë e vetëm fjalë. Për të keqin fat jemi në këtë realitet krijuar nga ata që po të mbrojnë me kaq patos.
Natyrisht unë së bej as kaq. Nuk i përgëzoj kolegët, por meqenëse Opozita është në protestë, etike mbetet që protesta të mos provokohet, aq më tepër që në ato zyra kemi hyrë me vota demokratesh.
Nejse llafet i merr era po fale Zotit qënke mire dhe e pacenuar pra ska patur atë hata që nę fillim me shkaktoi rrenqethje ! Të tjerat per ne qe vimë nga letersia i dimë, i njohim i quajme imagjinate per subjekte të reja. Monotonia e politikes shpesh ty të çon drejt romaneve mua drejt satirave. Por edhe me kaq mbeshtetjen time per trazimin qe ke pesuar e ke. Le të behemi bashkë se boll argetuam dynjane. Ne fund une besoj në të drejten tënde të mendosh dhe të veprosh ndryshe e cila është e mbetet e pacenueshme por pa e tejkaluar të drejten sa ndryshimi i nates me diten , sa fjala të quhet dhunë. Per fjalen në gjaknxehtesi nese duhet mjafton te lypurit falje në menyrë të ndersjellte. Gjithçka tjeter është instrumentalizim që statura jote nuk duhet ta lejoje të ndodhe. Perqafime. Agroni
Lini një Përgjigje