
Ditë për ditë të korruptuarit e lartë po bëhen qesharakë. Dhe më të degraduarit janë ata që dalin nëpër televizione dhe me paratë e korrupsionit paguajnë të shiturit që flasin kundër SPAK-ut...
I.
Shqipërinë e shkatërruan banditët e Beogradit me politikanët që drejtuan Shqipërinë në vitet 90. Këta banditë të pështirë i shkatërruan Shqipërisë 500 uzina dhe fabrika me paratë e Beogradit, eliminuan punësimin në Shqipëri, dhe nga Shqipëria, që atëherë e në vijim, kanë emigruar 1.5 milionë shqiptarë.
Dhe dihet se dëmet që Beogradi i ka sjellë Shqipërisë kanë qenë shumë të mëdha.
Dhe gjithçka ajo e ka kryer për të eliminuar Kosovën.
Por tani i Serbia i ka humbur të gjitha; dhe prandaj Beogradi është futur në një kompleks që po kuptohet se do ta çojë në shkatërrim.
Serbia gjithçka e lidh me Kosovën, sepse Serbia ka frikë për kombësitë e tjera të pushtuara, që janë brenda territorit të saj.
Por akoma dhe sot të korruptuarit e Shqipërisë po dalin si hajdutë; pikërisht këta që janë të korruptuarit e Serbisë, po na bëjnë në Shqipëri një moral prej hajduti dhe vrasësi bashkë, në të gjitha televizionet e Shqipërisë; në një kohë kur Serbia vijon ta quajë Kosovën si pjesë të territorit të saj. Por në një kohë kur dihet se sot në Kosovë jetokan dy milionë shqiptarë.
II.
Po nuk kanë se ku të shkojnë, sepse tani shumica e të korruptuarave të lartë në Shqipëri janë të akuzuar për korrupsion në SPAK. Dhe procesi do të vijojë derisa të jenë shfarosur në Shqipëri këta banditë që donin të shfarosnin Shqipërinë.
Por Shqipërisë i morën të keqen.
Dhe tani vijnë vërdallë.
Por SPAK do ta çojë luftën kundër korrupsionit në Shqipëri deri në fund - dhe kjo është e sigurt.
Prandaj të korruptuarit e blerë nga Beogradi, Moska dhe Athina për të shkatërruar Shqipërinë, tani nuk kanë më asnjë shpresë, se janë të mundur nga drejtësia SPAK, që është ngritur kundër tyre.
Por ditë për ditë të korruptuarit e lartë po bëhen qesharakë; dhe më të degraduarit janë ata që dalin nëpër televizione dhe me paratë e korrupsionit paguajnë të shiturit që flasin kundër SPAK - ut.
Dhe për SPAK-un këta po na thonë qe e drejton Rama; kurse ekspertët dhe këshilltarët amerikanë që janë të angazhuar në SPAK, qeshin me mendjengushtësinë e liderëve të inkriminuar të korrupsionit të lartë shtetëror në Shqipëri.
Dhe këta të korruptuar dhe hajdutë njëherësh nuk po kuptojnë dot asgjë. Prandaj po vijnë vërdallë me paratë nëpër duart e sekserëve të tyre, të cilët po duan të blejnë prokurorët dhe gjyqtarët e SPAK -ut.
III.
Por ndërkohë, këta të korruptuar të lartë në Shqipëri janë futur në një hall dyfish: sepse, në një krah po punon SPAK kundër tyre; kurse në krahun tjetër janë sekserët që po u vjelin paratë e vjedhura për të blerë SPAK -un; para këto që, në fakt, ua kanë vjedhur shqiptarëve dhe shtetit shqiptar të Shqipërisë me anë të korrupsionit të lartë shtetëror. Por lodhen kot me paratë e tyre se SPAK sot është një organizëm i kontrolluar nga ndërkombëtarët.
Por na duhet ta theksojmë se eliminimi i plotë i korrupsionit në Shqipëri sigurisht që do të sjellë historinë e re të Shqipërisë.
Dhe koha patjetër që do ta përmbushë këtë detyre që ajo ka marrë për prosperitetin e shoqërisë shqiptare: për drejtësinë, për ngritjen e moralit shoqëror në Shqipëri dhe për pasurimin e shqiptarëve brenda standardit të Bashkimit Evropian.
Sepse...
E ardhmja e Shqipërisë është në Bashkimin Evropian; dhe kjo po e degradon imoralitetin kombëtar të Serbisë, sepse politika serbe ka një frikë patologjike kur kujton mundësinë e një bashkimi kombëtar midis Kosovës dhe Shqipërisë; tani që pavarësia e Kosovës është e konsoliduar në rrafshin ndërkombëtar.
Sot Serbinë sidomos po e shqetëson armatosja e Kosovës nga Shtetet e Bashkuara; dhe kjo po i bën serbët që të humbasin arsyen.
Por tanimë në Kosovë janë trupat amerikane të ushtrisë. Dhe sigurisht që këtu merr fund çdo rrezik i mundshëm i Kosovës nga Serbia.
Lini një Përgjigje