TAGS-AT E JAVËS

Forum 2 Mars 2025, 17:14

581-vjetori i Besëlidhjes së Lezhës, betejat e mëdha të heroit kombëtar Gjergj Kastriot Skënderbeu

Shkruar nga Spartak Ngjela

581-vjetori i Besëlidhjes së Lezhës, betejat e mëdha të

Ne shqiptarët, prandaj jemi kastriotianë: me Krujën si kryeqendër dhe Lezhën si vendin e bekuar të Besëlidhjes Kombëtare!

Në datën 2 mars të vitit 1444 në Lezhë, u mbajt mbledhja historike ku Gjergj Kastriot Skënderbeu krijoi Besëlidhjen e Lezhës.

Këtu, të gjithë princat dhe personalitetet e famshëm arbërorë, krijuan bashkimin kastriotian të Arbërisë.

Ishte kjo mbledhje dhe ky bashkim i çmuar që i dhanë popullit shqiptar heroikën e ndritur të Gjergj Kastriot Skënderbeut, dhe që, vetë shqiptarisë i dhanë datën simbol, e cila erdhi e u bë shpëtimtarja kryesore e vetë historisë së Shqipërisë.

Ishte kjo lidhje e fuqishme dhe betejat e mëdha të heroit tonë kombëtar Gjergj Kastriot Skënderbeu kundër Perandorisë Osmane, që e mbajtën të ndezur shqiptarinë me vepra letrare dhe me kryengritje të pareshtura, në 500 vite rresht gjatë pushtim osman.

Sepse kjo Lidhje vijoi gjithmonë në luftëra, në kryengritje, në shkrime dhe poema patriotike, ku erdhi, doli në pah dhe u shfaq me vlerën e saj të madhe arbërore - Rilindja Kombëtare e Shqipërisë.

Dhe ishte Rilindja Kombëtare me figurat e saja të lavdisë arbërore, që erdhën në historinë tonë dhe krijuan të gjithë vlerën historike e letrare të veprave të mëdha, të cilat kanë ardhur me shkëlqim patriotik, deri në kohën e sotme.

Ne shqiptarët, prandaj jemi kastriotianë: me Krujën si kryeqendër dhe Lezhën si vendin e bekuar të Besëlidhjes Kombëtare të princave dhe luftëtarëve shqiptarë.

Dhe është pikërisht kjo ngjarje heroike, që tani, në historinë tonë, ka hyrë me emrin e madh Besëlidhja e Lezhës.

Dhe prandaj, si një lavdi historike, fryma e kësaj Besëlidhjeje, do të jetojë në shekuj, bashkë me historinë e popullit shqiptar.

Lini një Përgjigje