Fatkeqësisht politikanë servilë, pa karakter dhe lëpirës të pështirë, që rrinë para të huajve si legena, kanë qenë pasqyra ku euroatlantikët kanë parë veten e tyre dhe kanë mbajtur këtë qëndrim prej 34 vitesh...
Nesër mbushen 34 vite nga krijimi i Partisë Demokratike.
Edhe pse ka disa kohë që festa bëhet më datë 11 akoma nuk e kam kuptuar pse është bërë kjo “zhvendosje”.
Si një nga dhjetëra mijëra pjesëmarrës në atë miting të datës 12 dhjetor 1990, kur autobusi SAVIEM i kuq u kthye nga takimi që një grup studentësh dhe petagogësh bënë me Ramiz Alinë dhe u shpall krijimi i partisë së parë opozitare me partinë e punës pas 45 vitesh diktaturë, Partisë Demokratike.
Gjithsesi ne si shqiptarë e kemi në gen që të gjejmë sebep për tu zënë dhe kur nuk kemi asnjë arsye tjetër, zihemi për datën e çlirimit, për datën e krijimit, datën e hyrjes në kooperativë, datën e vaksinimit, datën e fejesës dhe të dasmës, datën e lindjes etj.
E rëndësishme është që prej 34 vitesh na u bënë veshët me “kthese” duke dëgjuar çdo lajm për demokraci dhe euroatlantizëm, por prej 34 vitesh nuk kemi parë e nuk kemi shijuar as njërën as tjetrën edhe pse e kemi dashur e ëndërruar aq shume PERENDIMIN E LARGET.
Në 34 vite, Perëndimi ka dhënë vetëm rekomandime, këshilla, sugjerime dhe disa dekorata për një tufë bastardësh të regjimit komunist që kanë kapur prej fyti drejtësinë e “re”.
Fatkeqësisht politikanë servilë, pa karakter dhe lëpirës të pështirë, që rrinë para të huajve si legena, kanë qenë pasqyra ku euroatlantikët kanë parë veten e tyre dhe kanë mbajtur këtë qëndrim prej 34 vitesh.
Këtë historinë e veshit të Gjyshit ja kam treguar ish-ambasadores Yuri Kim në takimin që pata me të dhe shyqyr Zotit nuk kam qenë vetëm në atë takim, se ndryshe spurdhjakët dhe bythecët politikë nuk do ta besonin kurrë, ngaqë ata kur shkojnë neper ambasada vetëm lëpihen dhe spiunojnë e denoncojnë njëri-tjetrin për tu hyrë në zemër të huajve.
Edhe sa vite duhet të presin shqiptaret për tu bere pjese e be, Evropës apo vend euroatlantik?????
Lini një Përgjigje