
Prisni dhe shikoni, sepse historia e Shqipërisë deri tani kishte vetëm një armik serioz: korrupsionin e lartë shtetëror. Por tani u sigurua sërish që ajo ka edhe një aleat të madh - Shtetet e Bashkuara të Amerikës...
Historia e Shqipërisë moderne tani u sigurua.
Politika amerikane u shpreh sërish direkt për vlerën e SPAK-ut dhe luftën kundër korrupsionit në Shqipëri.
Vlerësimi i prokurorit Altin Dumani nga politika amerikane, tek kjo pikë qendrore politike e kishte vlerën e vet.
Dhe e gjithë kjo deklaratë, e dini pse u bë kaq në mënyrë të hapur e të shprehur botërisht nga politika amerikane?
Sepse Berisha e quajti prokurorin Dumani të korruptuar dhe vjedhës.
Po tani?
Prisni dhe shikoni, sepse historia e Shqipërisë deri tani kishte vetëm një armik serioz: korrupsionin e lartë shtetëror. Por tani u sigurua sërish që ajo ka edhe një aleat të madh - Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Dhe mos mendoni që ky akt i ri i politikës amerikane ishte i rastit.
Ky akt i tregoi armiqve tanë shekullorë, nga Beogradi e deri në Moskë, se shqiptarët janë të mbrojtur në këtë hustori moderne të tyre, e cila po i ngre dhe lartëson drejt historisë së vërtetë të Ilirisë, Arbërisë dhe Shqipërisë së Bashkuar.
Dhe kjo, dihet se i ka shqetësuar shumë pushtuesit shekullorë të Shqipërisë Etnike.
Dhe po kuptohet se kjo kohë moderne, para bashkimit të madh, do të operojë me tre shtete shqiqtare në Gadishullin Ilirik: Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia e Veriut.
Po Çamëria?
Prisni dhe shikoni...
Lini një Përgjigje