
Kurse sot, të gjithë antishqiptarët, pikërisht për këtë fakt, janë futur në krizë nga gjuha shqipe.
Në sferën e mendimit të zhvilluar në Perëndim, tani u bënë shumë vite që në katedra të rëndësishme të universiteteve prestigjiozë të Perëndimit dhe në shumë katedra të historisë dhe gjuhësisë, nëpër këta universitete po ngrihet lart dhe po rivendoset në vendin e vet historik, trajtim i shqiptarisë në të gjithë rëndësinë e saj historike.
l.
Është studiuar dhe po studiohet deri në themel gjuha shqipe, dhe ajo tani po afrohet me forcë shkencore si gjuhë e parë në rrjedhën historike të shkencës së linguistikës moderne, dhe gjuha shqipe po del si e vetmja gjuhë që shpjegon kuptimin e fjalëve hometike tek Iliada.
Është e vërtetuar ndërkohë se edhe Lufta e Trojës nuk ka lidhje fare me grekët, që atëherë nuk ishin fare në ekzistencë; dhe shumë aspekte iliro shqiptare të gjuhësisë, tani po futën në historinë botërore.
Madje, për herë të parë katedrat e mëdha pranuan që Iliria ka qenë superfuqia unike e Gadishullit Ilirik, dhe historia e fshehur nga sllavët dhe grekët, tani po rishkruhet me një ritëm të habitshëm.
Dhe koha që shpëtoi gjuhën shqipe nga asimilimi, tani po i jep kulturës botërore karakterin e vërtetë kuptimor të gjuhës homerike në Iliada.
II.
Nuk ka histori të vërtetë as për Perandorinë Romake, as për Perandorinë Bizanine, nëse vijon me fshehjen e historisë Iliri - Epir - Arbëri - Dardani - Çamëri - Shqipëri.
Dhe kjo në thelbin e vet historik është vetë historia e Gadishullit Ilirik, e cila është falsifikuar vetëm nga frika e forcimit superior të shqiptarisë.
Po tani, e mund të fshihet apo të falsifikohet kjo histori?
Jo, tani, antishqiptaria si një histori falsiteti po zhvleftësohet tërësisht.
Dhe gjithçka është në pritje.
Por Forca e historiografisë amerikanë i ka trembur të gjithë historianët antishqiptarë të paguar, qofshin këta: rusë, grekë, serbë dhe shqiptarë të trembur apo të shitur.
Dhunë antihistorike kundër Shqipërisë - ky ka qenë në fakt para 50 vitësh fati i historiografisë së Evropës dhe Gadushillit Ilirik: Të gjithë kundër shqiptarëve.
III.
Vetëm historianët e mëdhenj që rizbuluan qytetërimin evropian, nuk e shkelën të vërtetën shkencore dhe u dhanë shqiptarëve vendin e tyre si në zhvillimin e Evropës, që nga Roma e Lashtë, te Perandoria Bizantine, nga Perandoria Bizantine te shumësia e fiseve-shtete të Arbërisë së Lavdishme, e deri tek pavarësia e Shqipërisë dhe pavarësia e Kosovës, që kanë sjellë tani në histori dhe në jetën kombëtare shqiptare personalitetin e shqiptarisë në historinë botërore.
Por edhe trajtimi realist i historisë së gjuhës shqipe, trajtimi i historisë e lavdishme të heroikës antiosmane dhe të shkëlqimit të betejave magjike të Gjergj Kastriot Skënderbeut me superfuqinë retrograde të Turqisë, kanë marrë tani një vlerë të madhe në historinë botërore, dhe do të vijojnë për ta shtuar këtë vlerë.
Kurse sot, të gjithë antishqiptarët, pikërisht për këtë fakt, janë futur në krizë nga gjuha shqipe.
Kudo po i mahnit shkencëtarët, në shkencën e lartë të gjuhësisë, forca e madhe shprehëse dhe kuptimore e fjalës shqipe
Sepse edhe greqishtja e vjetër, edhe latinishtja edhe gjuhët gjermanike të leksikut kuptimor, shpjegohen vetëm me gjuhën shqipe.
Por shumë shpejt, shkenca speciale në vijim, do ta provojë, siç po e provon, që shqipja është gjuha e parë e Evropës.
Koha është e gjuhës shqipe, e historisë së Shqipërisë, që shqiptarët e mëdhenj mes kësaj historie, kanë vlerën e madhe në epiqendrën e qytetërimit evropian.
Prisni dhe dëgjoni çdo ditë historinë e shqiptarisë që po e rendit vetë shkencën e zhvillimit evropian në tre mijë vite rresht histori.
Lini një Përgjigje