TAGS-AT E JAVËS

Forum17 Janar 2025, 12:51

Dosja “Trump” si te "Ferma e Kafshëve", Deep State fitoi sërish

Shkruar nga John W. Whitehead

Taksapaguesve amerikanë, u kushtoi 24 milionë dollarë për të zbuluar atë që në fakt e dinim gjatë gjithë kohës: politika është e korruptuar...

Dosja “Trump” si te "Ferma e Kafshëve", Deep State

Pas 4 vitesh hetime të thelluara nga prokurorit special Jack Smith mbi ndërhyrjen e supozuar në zgjedhjet presidenciale të 2020-ës nga Donald Trump, Departamenti i Drejtësisë ka arritur në përfundimin se Trump do të ishte dënuar për shkelje të ligjit, vetëm nëse nuk do të ishte rizgjedhur presidenti.

Me fjalë të tjera, fitoi sërish Shteti i Thellë. E reja këtu nuk është se Trump ka shkelur ligjin, por shkalla në të cilën presidentët në detyrë tolerohen kur bëhet fjalë për sjellje të pahijshme. Asnjë nga këto nuk është më lajm. Shteti i Thellë (Deep State), ka funksionuar me të njëjtin manual për dekada,  pavarësisht se cila parti ka sunduar në Shtëpinë e Bardhë.

Richard Nixon, ishte i pari që deklaroi publikisht se vetë akti i të qenit president e vendos atë përtej sundimit të ligjit (“Kur e bën presidenti, kjo do të thotë se nuk është e paligjshme”). Kështu përfunduam duke pasur në krye një president perandorak - i autorizuar të veprojë si diktator, mbi ligjin dhe përtej çdo përgjegjësie reale - teksa “ne populli” vazhdojmë ta gjejmë veten të zhytur në një moçal politik gënjeshtrash, ryshfeti, nepotizmi dhe korrupsioni.

George Orwell, që vdiq 75 vjet më parë më 21 janar 1950, duhet të “rrotullohet” i revoltuar në varrin e tij. Sepse që nga ajo kohë, veprat e tij distopike - të cilat na paralajmërojnë të kemi kujdes ndaj abuzimit të shfrenuar të pushtetit, kontrollit të mendjes dhe manipulimit masiv të shoqëruar me rritjen e teknologjisë së kudogjendur, fashizmit dhe totalitarizmit - janë shndërruar në manuale për regjimet politike të etura për pushtet në bashkëpunim me korporatat e mëdha.

Ndërsa romani “1984” i Orwell parashikoi ngritjen e një shteti mbikëqyrës të gjithëpranishëm, romani tjetër i tij “Ferma e kafshëve”, përshkruan shumë qartë gjendjen e sotme të politikës, të mbështetur nga një sistem dypartiak i krijuar enkas për të ruajtur iluzionin se vota ka rëndësi.

Ai shkruante: “Partia e kërkon pushtetin tërësisht për interesin e saj. Ne nuk jemi të interesuar për të mirën e të tjerëve; por vetëm për pushtetin, pushtetin e pastër. Se çfarë do të thotë kjo, do ta kuptoni tani. Ne jemi të ndryshëm nga oligarkitë e së kaluarës, në kuptimin që e dimë se çfarë po bëjmë. Të gjithë të tjerët, edhe ata që ngjanin me ne, ishin frikacakë dhe hipokritë. Nazistët gjermanë dhe komunistët rusë, na u afruan shumë në metodat e tyre, por nuk patën kurrë guximin të njihnin motivet e tyre.

Ata pretenduan, dhe ndoshta edhe besuan, se e kishin marrë pushtetin pa dëshirë, dhe për një kohë të kufizuar, dhe se aty pranë ishte Parajsa, ku qeniet njerëzore do të ishin të lira dhe të barabartë. Ne nuk jemi të tillë. Ne e dimë se askush nuk e merr kurrë pushtetin me synimin për të hequr dorë prej tij. Pushteti nuk është mjet por një qëllim. Një diktaturë nuk vendoset për të mbrojtur një revolucion. Njeriu e bën revolucionin për të vendosur diktaturën!”.

Për këtë nuk ka dyshime: revolucioni ishte i suksesshëm. Por përpjekja e 6 janarit 2021 nga presidenti Trump dhe ndjekësit e tij për të përmbysur rezultatet e zgjedhjeve, nuk ishte revolucion. Ata që  iu përgjigjën thirrjes së Trump për të marshuar në Kapitol, ishin të manipuluar për të krijuar krizën perfekte në dobi të Shtetit të Thellë- pra Shtetit Policor të njohur edhe si Kompleksi Industrial Ushtarak, Shteti Tekno-Korporativ apo Shteti i Mbikqyrjes - për të grumbulluar akoma më shumë pushtet.

Nuk u desh të kalonte shumë kohë që kryeqyteti të vendosej nën një bllokim ushtarak, të kufizoheshin diskutimet në internet dhe të demaskoheshin, hetoheshin, poshtëroheshin apo mënjanoheshin individë me pikëpamje subversive ose të diskutueshme. Pra pati një organizim të qartë nga pas.

Politika e Departamentit të Drejtësisë për të mos ndjekur penalisht një president në detyrë ishte e qartë. I vetmi grusht shteti për të minuar vullnetin e popullit, ndodhi kur qeveria jonë “e popullit, nga populli, për popullin” u përmbys nga një shtet i orientuar nga fitimi, militarist, tekno-korporativ, i cili është në aleancë me një qeveri “ të të pasurve, nga elita, dhe për korporatat”.

Ky moçal është e krijuar nga Deep State në një masë të tillë sa që çdo president, duke filluar nga Franklin D.Roosevelt, është blerë dhe është detyruar  të kërcejë sipas muzikës së Shtetit të Thellë. Nën kostumet e pushtetit, ata janë të gjithë njësoj.

Donald Trump, kandidati që u betua të thante “kënetën  në Uashington”, vetëm, sa i hapi rrugën lobistëve, korporatave, kompleksit industrial ushtarak dhe Deep State për të festuar mbi trupin e pajetë të republikës amerikane që po vdes. Joe Biden nuk ishte i ndryshëm, dhe detyra e tij ishte të mbante në pushtet Deep State-in.

Ndërsa rikthimi i Trump në Shtëpinë e Bardhë i ka hapur portat çdo lloj moçalishteje të re. Ndiqni paratë. Ato tregojnë gjithmonë tregon. Si mund ta bindni një komb të pranojë një shtet policor? Është e thjeshtë: bombardojeni me alarme të vazhdueshme, terrorizojeni me të shtëna masive dhe me kërcënime me bomba në qendra tregtare, shkolla dhe stadiume, dhe ua shisni masat e rrepta të sigurisë si për të mirën e tyre.

Dhe kjo na rikthen tek “Ferma e kafshëve” e Orwellit, që përmes një alegorie satirike rrëfen luftën revolucionare të një grupi kafshësh ferme që jetojnë në mjerim dhe neglizhencë. Në një fermë të keq drejtuar nga një fermer i braktisur.

Duke shpresuar të krijonin një shoqëri ku të gjitha kafshët të jenë të barabarta, kafshët e fermës bënë një revolucion, duke e dëbuar fermerin, marrë vetë kontrollin e fermës, krijuar Ligjin e tyre të të Drejtave dhe vepruar nën moton “katër këmbë janë mirë, dy këmbë janë keq”.

Por siç ndodh në shumicën e revolucioneve, shefi i ri - një derr i quajtur Napoleon - doli të ishte aspak i ndryshëm nga shtypësi i tyre i vjetër. Me kalimin e kohës, në fermë nis të dominojë një klasë sunduese e derrave, e cila kontrollohet nga qentë. Derrat nisin të vishen, të ecin dhe të flasin si njerëzit. Në fund ata hyjnë në një  aleancë me ish-kundërshtarët e tyre me dy këmbë, në mënyrë që të ruajnë pushtetin e tyre mbi pjesën tjetër të kafshëve të fermës.

S’kaloi shumë, dhe përfundoi shndërrimi i derrave në padronë me dy këmbë: ”Ata ishin të gjithë njëlloj!”. Ashtu si krijesat syleshe të Fermës së Kafshëve, ne pranojnë shpëlarjen e trurit për të besuar se tiranitë janë për të mirën tonë; që sprovat janë mundime që po i përjetojmë nga elita në pushtet, janë privilegje për të cilat duhet të ndihemi mirënjohës; dhe se skllavëria jonë ndaj Shtetit të Thellë është në të vërtetë liri./Pamfleti nga “Eurasia Riview”

Shënim: John W. Whitehead, avokat dhe aktivist i njohur amerikan në fushën e ligjit kushtetues e të drejtave të njeriut. Ai është themelues dhe kreu i Institutit Rutherford.

dosja "trump" ferma e kafshëve deep state

Lini një Përgjigje