TAGS-AT E JAVËS

Forum 6 Tetor 2024, 19:48

3 “armiq” të Amerikës po vizatojnë figura të frikshme

Shkruar nga Sokol Pepushaj

3 “armiq” të Amerikës po vizatojnë figura të

Veshur me petkun e pushtetit të përjetshëm, shëtisin të lirë dhe vrasin çdo liri dhe të drejtë njerëzore.

Hetimet e FBI-së, DEA-s dhe hetuesve të shumë shteteve perëndimore, mbi pasuritë e Klaneve Mafioze që komandojnë 20 familjet kriminale, kanë mbushur ambientin me shpresë se arrestimet VIP do të fillojnë një ditë.
Këto ditë, publikisht, 3 “armiqtë” më të rrezikshëm të Amerikës dhe demokracisë janë bashkuar në projektin “pranvera arabe”.

Rexhep Taip Erdogan, po e mbulon me jorgan këshillash për pushtet të përjetshëm jaranin prej Surrelit.
Rexhepi ka shumë xhepa të fshehtë.

Saliut e Ilirit u mëson si përdoret jatagani, si zemërohen turmat e si pastaj Qielli i Surrelit nuk është i kontrollueshëm nga amerikanët që këmbëngulin në kontroll pasurie për të gjithë të akuzuarit.
“Armiqtë” tanë ende kanë miq.

Veshur me petkun e pushtetit të përjetshëm, shëtisin të lirë dhe vrasin çdo liri dhe të drejtë njerëzore.
Kanë lidhur krushqi me Rusinë, Turqinë, botën arabe, Kinën dhe gjithë kuzhinetat e mekanizmit të kushteve që kushtëzojnë skllevërit dhe SPAK-un, sukseset dhe skandalet.

Ne ende vazhdojmë me përrallën e bukur, se familjet e fuqishme Dumani, Xhafaj, Berisha, Xhaçka, Agaçi, Rama dhe Meta, kanë mbetur në klasë, pasi nuk e fshehin dot të shkuarën e tyre.

3 gjeneralët e mafies, thyejnë qafën nëse nuk fitojnë betejën me Amerikën.

E nesërmja, jo vetëm në Amerikë, pritet të vijë më 5 nëntor.

Sakrificat e mafies sonë, për sido të vejnë punët përtej Oqeanit, kanë filluar të vizatohen të frikshme.
Protestat do të ndezin prozhektorët në çdo cep të vendit, e nëse nuk ju stakon reletë Ambasada Amerikane, duke ju treguar vendin, vemëndja e vonuar, zor të gjejë mendje për t’u bluar.

Boja blu dhe e kuqe, janë përzier bashkë e nuk ndahen.

Sali Berisha, Edi Rama dhe Ilir Meta, për të mbajtur në jetë të djeshmen e tyre, por vrasin të sotmen dhe të nesërmen.

Babloku i ka të gatshëm edhe Non Gratën që e krijoi vetë me “dyllin” e Charles McGonigal edhe Liken që e mori me vete floririn e Thesarit të Shtetit ditën që kërceu mbi tankun rus në Malin me gropa për të vrarë ambasadoren Yuri Kim.

Këto ngjarje i mbani mend besoj, apo patronazhistët edhe kujtesën ua kanë vjedhur?!

Fshehurazi patrinazhistëve, që këto ditë po punojnë në rrjetet sociale për të nxjerrë sa më shumë protestues në rrugë, gjoja për të rrëzuar Edi Ramën, shtrydheni cepin e trurit, a ju ngjan edhe ju se 3 “armiq” të Amerikës po vizatojnë figura të frikshme./Pamfleti

3 “armiq” amerika vizatim figura të frikshme

Lini një Përgjigje