
Në 1 prill shqiptaret përkujtojnë, në këtë kuadër, edhe aktin më domethënës të historisë së tyre post-komuniste: Marrëveshjen Rama-Meta të dakordësuar në një darke ngjalash në Gjirin e Lalzit, Jerusalemin e oligarkisë shqiptare.
1 prilli duhet të shpallet feste kombëtare. Një shoqëri që beson rrenat dhe mohon të vërtetat, që voton hajdutët dhe ndëshkon të ndershmit si të dobët, brohoret shpifësit dhe linçon te arsyeshmit, respekton tradhtarët dhe përbuz besnikët, e do një ditë përkujtimi për heronjtë e tij.
Ne 1 prill shqiptaret përkujtojnë, në ketë kuadër, edhe aktin më domethënës të historisë së tyre post-komuniste: Marrëveshjen Rama-Meta të dakordësuar në një darke ngjalash në Gjirin e Lalzit, Jerusalemin e oligarkisë shqiptare.
Protagonisti kryesor Meta, lidhi ne ketë dite besën me armikun e tij më të egër (Ramën), i cili vetëm pak kohë më pare kish ndezur flakë sheshin duke lënë 4 të vrarë në luftë për ta futur atë në burg. Me këtë marrëveshje Meta beri të mundur rrëzimin nga froni të mikut të tij me besnik (Berishës), dhe ndëshkimin e tij me një milion vota, pak kohë pasi ky i fundit e kish mbrojtur nga burgu, duke vrarë madje 4 vetë për të mos e dorëzuar.
Pas tradhtisë, Meta shijoi qeverisjen me partnerin e ri duke i dhëne atij gjithçka, duke miratuar me shumice te cilësuar ligje antikushtetuese, deri edhe tek reforma territoriale, shkatërrimtare për PD-ne.
Megjithatë, pasi Rama - tashme i fuqizuar - e flaku në rrugë, asgjë nuk e pengoi Metën te kthehet tek dashuria e vjetër. Berisha, jo vetem ia fali, por edhe ia çmoi tradhtinë duke i dhënë gjithçka në këmbim të mbështetjes për luftën e brendshme në PD. Ndërsa thotë se luftën e ka me Ramën dhe Meta i duhet për të bashkuar forcat kundër tij, i jep pjesën më të mirë të këshillit bashkiak, ndërkohë qe refuzon te bashkoje forcat ne partine e vet.
E megjithatë ka njerëz që e mbështesin, madje edhe e brohorasin, ndërsa të vëllazëruar tashmë me kolegët e tyre te PL-së, shajnë e mallkojnë egërsisht ata të PD-së qe nuk e pranojnë si normale këtë gjellë të shpifur!
Epo gëzuar pra 1 prillin, festën e ngjalave!
Lini një Përgjigje