TAGS-AT E JAVËS

Sport2026-04-01 15:15:00

Tifozi pushton fushën me flamurin shqiptar, gjest i veçantë nga lojtari turk pas ndeshjes me Kosovën (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Tifozi pushton fushën me flamurin shqiptar, gjest i veçantë nga

Një moment i veçantë sportiv u regjistrua pas përfundimit të ndeshjes mes Kosovës dhe Turqisë, e cila u mbyll me fitoren minimale 0-1 për skuadrën mike.

Menjëherë pas vërshëllimës përfundimtare, një tifoz arriti të depërtojë në fushën e lojës, duke mbajtur flamurin shqiptar në duar. Për disa çaste, ai nuk u vu re nga forcat e sigurisë, duke krijuar një situatë të pazakontë në stadium.

Në vijim, tifozi e hodhi flamurin në fushë, ku ndërhyri futbollisti turk Abdylkerim Bardakçı. Ky i fundit e mori flamurin dhe, në një gjest që është vlerësuar gjerësisht, ia dorëzoi lojtarit të Kosovës, Milot Rashica.

Ky veprim u interpretua si një akt respekti dhe sportiviteti, përtej rivalitetit në fushën e lojës. Edhe pse rezultati nuk ishte në favor të Kosovës, episodi në fjalë solli një notë pozitive në përmbyllje të një ndeshjeje të rëndësishme.

tifozi turk flamuri shqiptar

Lini një Përgjigje