TAGS-AT E JAVËS

Kronike2026-07-13 12:09:00

Vidhte dhe thyente banesa, 55-vjeçari shqiptari përleshet me policinë italiane gjatë arrestimit; përfundojnë të tre në spital

Shkruar nga Pamfleti
Vidhte dhe thyente banesa, 55-vjeçari shqiptari përleshet me
Sendet e sekuestruara

Një 55-vjeçar shqiptar është arrestuar nga Policia e Komos, në Itali, pasi dyshohet se kreu një vjedhje me thyerje dhe më pas kundërshtoi me dhunë efektivët që tentuan ta ndalonin.

Sipas autoriteteve italiane, shqiptari ishte pa dokumente identifikimi dhe i njohur më parë nga policia. Ai rezultonte gjithashtu në shkelje të një urdhri dëbimi të lëshuar më herët ndaj tij.

Ngjarja ndodhi mbrëmjen e së shtunës, rreth orës 22:15, kur patrullat e policisë u njoftuan për një vjedhje në zonën e Salita Peltrera. Me të mbërritur në vendngjarje, efektivët vunë re një person të veshur me të zeza dhe me kapele bejsbolli, i cili sapo pa policinë tentoi të largohej duke kapërcyer një gardh pranë një shkëmbi.

Pas një ndjekjeje të shkurtër, 55-vjeçari u neutralizua, por gjatë arrestimit ai reagoi me dhunë, duke goditur me grushte, shkelma dhe shtyrë punonjësit e policisë, të cilët në fund arritën ta vinin nën kontroll.

Gjatë kontrollit fizik, policia i gjeti një kaçavidë 33 centimetra të gjatë, ndërsa në çantën e shpinës u sekuestruan bizhuteri, një palë syze dhe një orë inteligjente, sende që dyshohet se ishin marrë gjatë vjedhjes.

Përveç arrestimit për vjedhje me thyerje dhe shkelje të legjislacionit për emigracionin, shqiptari u denoncua në gjendje të lirë edhe për fyerje dhe kundërshtim të zyrtarëve publikë, si dhe për mbajtje pa leje të mjeteve të përshtatura për hapjen e bravave.

Pas arrestimit, ai u dërgua në spitalin "Bassone" për të marrë ndihmën mjekësore për dëmtimet e pësuara gjatë ndërhyrjes. Ndihmë mjekësore morën edhe dy efektivë policie, të cilëve mjekët u caktuan nga pesë ditë pushim për shkak të lëndimeve.

arrestohet skifteri shqiptar ne itali

Lini një Përgjigje