TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet2025-08-27 17:45:00

Vijon për të tretën ditë radhazi zjarri në Pish Poro, zjarrfikësit në luftë me flakët 

Shkruar nga Pamfleti
Vijon për të tretën ditë radhazi zjarri në Pish Poro,
Zjarri në Pish Poro

Vatrat e zjarrit në Pish Poro të Vlorës vazhdojnë pavarësisht punës intensive për vendosjen e tyre në kontroll, duke hyrë tashmë në ditën e tretë të tyre.

Sipërfaqet e shkrumbuara totalisht po zgjerohen pavarësisht se këtë të mërkurë situata paraqitet prej mëngjesit më e qetë.

Zjarri mesa duket prej orëve të mëngjesit është nën kontroll, por ka ende zona që digjen dhe trungje që nxjerrin tym dhe flakë.

Efektivët zjarrfikës dhe ata të ushtrisë po përpiqen t’i shuajnë në total. I gjithë territori po mbahet në monitorim për shkak se një ndryshim i kushteve atmosferike mund të çojë në aktivizimin e vatrave të reja të zjarrit.

 

zjarri në pish poro zjarrfikesit

Lini një Përgjigje