Klevis Qose është larguar nga posti i Drejtorit të Përgjithshëm të Burgjeve, ndërsa në vend të tij është emëruar Adriatik Kupi. Ndryshimi vjen pak më shumë se një vit pasi Qose mori drejtimin e këtij institucioni.
Qose ishte emëruar në krye të sistemit penitenciar në mars të vitit 2024. Ai zëvendësoi Admir Abrijën, i cili dha dorëheqjen nga detyra më 14 shkurt 2024.
Deri më tani nuk janë bërë publike arsyet zyrtare të largimit të Qoses apo prioritetet që pritet të ndjekë pasuesi i tij, Adriatik Kupi.
Lini një Përgjigje