TAGS-AT E JAVËS

Ekonomi25 Korrik 2023, 10:28

Rënia e euros, ekspertja e ekonomisë: Është qesharake të thuash se po forcohet leku

Shkruar nga Pamfleti

Rënia e euros, ekspertja e ekonomisë: Është qesharake

Një një kohë kur monedha europiane është shumë pranë rënies poshtë nivelit të 100 lekëve, po flitet dhe për një forcim të monedhës lek.

Ekspertja e ekonomisë, Zana Guxholli se leku nuk është forcuar, madje një konstatim i tillë është qesharak.

“Nuk është forcuar leku, është për të qeshur të thuash u forcua leku. Çfarë i ka ndodhur ekonomisë tonë? Është rritur produktiviteti? Janë rritur investimet shqiptare dhe të huaja? Është rritur punësimi? Janë rritur të ardhurat? Pra duhet një ekonomi e shëndetshme, vitale, me produktivitet, me gjithë këta tregues që ta shoqërojnë dhe ta besosh dhe atëherë është një rritje e shëndetshme e lekut.” – u shpreh Guxholli.

Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, 1 euro po këmbehet me 100.93 lekë, ndërsa në pikat e këmbimit valutor blihet me 100.6 lekë.

Ekspertët e ekonomisë parashikojnë se në gusht, euro mund të kapë edhe nivelin e 90 lekëve. Ky do të ishte një rekord historik për t’u mbajtur mend dhe me siguri do të kishte akoma më shumë ndikime sesa kaq.

 

euro rënia e valutës europiane

Lini një Përgjigje