TAGS-AT E JAVËS

Ekonomi 9 Prill 2023, 18:53

Premtimi i qeverisë për rritjen e pagave, Albert Nasto: Vendim i pa konsultuar, do të ketë efekte negative te bizneset

Shkruar nga Pamfleti

Premtimi i qeverisë për rritjen e pagave, Albert Nasto: Vendim i pa

Eksperti Albert Nasto ka komentuar vendimin e qeverisë për rritjen e pagës minimale, për të cilën tha se ishte një vendim i  pa konsultuar mirë.

Në një intervistë për “Euronews Albania”, ai tha se ky vendim do të ketë më shumë efekte negative sesa pozitive. Sipas tij ky vendim është marrë në prag fushate dhe do të ndikojë negativisht te 300 mijë të punësuar në sektorin e biznesit të vogël.

Rritja e pagës minimale do të japë më shumë efekte negative te biznesi, te administratori, sesa efekte pozitive. Sipas të dhënave të marra nga INSTAT, te biznesi i vogël janë mbi 300 mijë të punësuar, Kjo e godet biznesin, është një vendim i pakonsultuar, një vendim që merret pak ditë para zgjedhjeve, është një vendim që do të jetë më shumë negative sesa pozitive”, tha ai.

rritja pagave eksperti efekt negativ

Lini një Përgjigje