Në 26 maj, “Pamfleti” paralajmëroi bllokimin e pagave të reja dhe ultimatumin e FMN/ Më 1 qershor filloi rritja 100% e pagave prill-maj-vetëm për deputetët, ministrat, kryeministrin, kryetaren e Kuvendit dhe Presidentin, për cilët ministrja e Financave kaloi 425 milionë lekë nga fondi rezervë i emergjencave; ndërsa për 132 mijë punonjës nuk ka as 1 “kacidhe”
Babloku nën afshin e tollovisë elektorale, premtoi rritjen e pagave të administratës, por kur dështoi, nuk doli vetë të sqaronte pse pagat e reja nuk filluan nga data 1 prill e as për muajin maj.
Ai nxori Delinën e financave, për të lexuar këtë justifikim: - Pagat e reja nuk filluan, sepse duhet shumë kohë për zbardhjen e vendimeve, mbasi janë 200 institucione të administratës me mbi 130 mijë të punësuar, prandaj do vazhdojnë pagat që ishin, deri sa të përgatiten dokumentet, afat që nuk mund ta themi dot se kur do jetë.
Ky është mashtrim mbi mashtrimin elektoral, mbasi logjikisht e teknikisht, fillimisht bëhet planifikimi financiar në bazë të buxhetit të shtetit për çdo sektor, pastaj merret vendimi nëse do rriten e sa do rriten pagat.
Por e vërteta e mos fillimit të pagave të reja më 1 qershor për 132 mijë punonjës të administratës, ka si shkak bllokimin që bëri FMN, mbasi kjo rritje ishte “cenim i disiplinës financiare të buxhetit shqiptar, me mbi-tejkalim mbi aftësitë e tij likuiduese”.
Më konkretisht, FMN e bllokoi fillimin e pagave të reja nga data 1 prill dhe krejt procesin e rritjes së tyre me vlerë 345 milionë Euro në vit, mbasi të ardhurat që ka e do ketë buxheti deri në vitin 2027, mund të përballojë me shumë sforco e kalkulime vetëm pagat ekzistuese.
Më 29 maj, menjëherë pas dekretimit të pagave nga Presidenti, Ministrja e Financave, Delina Ibrahimaj, me urdhër të Bablokut, shpejtoi të likuidonte shtesën e muajve prill-maj, duke tentuar të shkëpuste 58 milionë Euro nga EURO-BONDI (Borxhi) 480 milionë Euro.
Por këtë tentativë e bllokoi FMN dhe më pas Banka Botërore, duke i dhënë ultimatum Ministrisë së Financave dhe Bankës së Shtetit, të mos prekin as 1 cent nga borxhi i huaj, mbasi ai është dhënë vetëm për investime publike e jo për paga.
Qeverisë nuk i është lënë asnjë afat kohor nga FMN, se kur duhet të fillojë këtë rritje pagash, mbasi nuk ka bazë të pritshme reale financiare, për fondin e tyre 345 milionë Euro në vit, ndërsa ministrja Delina Ibrahimaj, mashtroi duke thënë se është “vonesë teknike”.
Por edhe nëse buxheti do këtë të ardhura për të përballuar këtë rritje pagash për 132 mijë punonjës të administratës, kjo marrëveshje, që duhet të marrë patjetër miratim paraprak nga FMN, mbasi Shqipëria është shtet me borxh mbi 70% e me detyrim 117 milionë Euro në vit, për këstet e kredive dhe borxheve të huaja.
Më 26 maj, “Pamfleti” e paralajmëroi bllokimin e rritjes së pagave nga FMN, duke bërë të ditur se FMN kishte pranuar që të rriteshin me 40% vetëm pensionet e ulëta e të mesme, por qeveria rriti pagat e administratës, ndërsa pensionet e ulëta dhe të mesme i indekson me 2%, ose 200-400 lekë.
Së për informacion, më 1 qershor filloi rritja 100% e pagave prill-maj-vetëm për deputetët, ministrat, kryeministrin, kryetaren e Kuvendit dhe Presidentin, për cilët ministrja e Financave kaloi 425 milionë lekë të vjetra nga fondi rezervë i emergjencave, ndërsa për pagat e 130 mijë punonjësve nuk ka as 1 “kacidhe”./Pamfleti
Lini një Përgjigje