
Edhe pas zgjedhjeve lokale, qeveria vazhdon aventurën e borxhit të fshehur brenda vendit, duke kontraktuar gjatë muajve qershor-korrik, 32 milionë Euro të tjera për punë e shërbime publike që nuk ka buxhet për to, tamam si listat në dyqane.
Sirenë alarmi e ka konsideruar FMN, faktin që vetëm gjatë 17 muajve të periudhës janar 2022-maj 2023, qeveria shqiptare ka shtuar me 127 milionë Euro borxhin fshehur brenda vendit, duke çuar këtë lloj borxhi në vlerën 1.47 miliardë Euro të shtuar në 10 vitet e fundit.
Më qartë, qeveria ka bërë tenderë pa pasur lekë në buxhet, ndërsa kompanitë private kanë pranuar të marrin përsipër punët e t’i kryejnë me financat e tyre, shumica e të cilëve me kapitalet që kanë, me kredi bankare, me borxhe te furnitorët e me fajde.
Në këtë aventurë të përbashkët, qeveria që ka arkën bosh, tenderët i ka planifikuar me fonde limit 30-40% më të lartë se kostot reale të investimeve, për t’ua lënë si normë fitimi bizneseve e për ryshfet, duke e ditur që punojnë me kredi e fajde, për shkak të paaftësisë paguese të qeverisë.
Në 17 muaj rritet në 127 milionë Euro borxhi i fshehur; qeveria ka bërë tenderë pa pasur buxhetSipas protokoll-marrëveshjes së përbashkët FMN-Qeveri në tetor 2017, borxhi i fshehur mund të lejohet të aplikohet vetëm për investime e shërbime e emergjente, por jo me shumë se vlera 1% në vit e borxhit të fshehur total që është gjendje.
Sipas shifrës 1 miliardë e 427 milionë Euro borxh të fshehur të brendshëm që ka në total qeveria, lejohet të futet në borxh, jo më shumë se 14.2 milionë Euro në vit te bizneset private shqiptare, por në 17 muajt e fundit, ka shtuar borxhin e fshehur me 127 milionë Euro, nga të cilat, 80 milionë Euro i përkasin periudhës parazgjedhore të 14 majit 2023, duke bërë tenderë elektoralë.
Bizneset i kanë kryer e po kryejnë punët me financat e tyre, madje për të fituar tenderët, i kanë dhënë paradhënie llokmat e ryshfeteve te ministrat, drejtorët dhe krye bashkiakët, pa marrë asnjë pagesë për vete nga qeveria.
Saktësojmë, se brenda vlerës 1 miliardë e 427 milionë Euro borxh të fshehur të brendshëm që ka në total qeveria, janë dhe 338 milionë Euro të gjyqeve të humbur deri tani në arbitrazh dhe 23 milionë Euro detyrime nga gjyqet në Strasburg.
Por edhe pas zgjedhjeve lokale, qeveria vazhdon aventurën e shtimit të borxhit të fshehur brenda vendit, duke kontraktuar gjatë muajve qershor-korrik, 32 milionë Euro të tjera për punë e shërbime publike që nuk ka buxhet për to, tamam si listat në dyqane./ ShkodraNews
Lini një Përgjigje