TAGS-AT E JAVËS

Ekonomi 7 Gusht 2023, 11:13

Si po i bllokon Babloku 8 investime të huaja nga vende të BE duke e trajtuar ekonominë shqiptare si çiflig të tij

Shkruar nga Pamfleti
Si po i bllokon Babloku 8 investime të huaja nga vende të BE duke e
Olta Xhaçka dhe Edi Rama

Është bllokim konkurrence në favor të ministrave, oligarkëve, miqve e ortakëve të tij, që u ka dhënë PPP, toka, troje, liqene, pyje e plazhe, si strategjikes Olta Xhaçka dhe ish-ndërmarrje shtetërore e reparte ushtarake falas si trafikantit Gjergj Luca...

Sipas rregullit, para 1 e 2 vitesh, ambasadat e Shqipërisë kanë paraqitur te Olta Xhaçka, kërkesat e 3 kompanive të fuqishme nga Gjermania, 2 nga Franca dhe nga 1 kompani daneze, spanjolle e norvegjeze, të cilat kanë kërkuar të investojnë në prodhime pajisesh industriale, turizëm, energji e agro-blegtori, me afat mbi 50 vite dhe garancitë e kapitaleve afatmesme 150-200 milionë Euro.

Por ministresha strategjike Olta Xhaçka, prej më se 1 viti po zbaton “strategjinë” e bllokimit të këtyre 8 investimeve të huaja, duke mos i kaluar si projekte në Ministrinë e Financa-Ekonomisë, që është dikasteri i studimit e miratimit paraprak dhe kalimit për vendim-marrje në kryeministri.

Përfaqësuesit e investitorëve të huaj që kanë kërkuar të futen në Shqipëri, i janë drejtuar direkt Ministrisë së Jashtme për vonesat dhe shkaqet e tyre, por nuk kanë marrë përgjigje, ashtu siç nuk kanë marrë   përgjigje as nga zyra e kryeministrit Edi Rama.

Sipas informacionit, 4 nga investitorët e huaj, të detyruar prej bllokazhit të Xhaçkës, i kanë paraqitur projektet në Ministrinë e Financa-Ekonomisë, ku ekspertët kanë konstatuar se arsyet e bllokimit të tyre janë pa shkak teknik, financiar e ligjor, thjesht se nuk do kryeministri.

Nëse nuk është e vërtetë, që bllokimin e këtyre investimeve të huaja nuk po e bënë Edi Rama, atëherë nuk do miratohej brenda 1 jave projekti i investimit strategjik të Olta Xhaçkës me gjoja investitorë të huaj, kur e huaja ishte kunata e saj.

Po kështu, nuk do miratohej brenda 3 ditësh, projekti “Investitor Strategjik” i oligarkut rus Oleg Deripaska, të cilit Babloku i dhuroi 800 hektarë tokë në Divjakë për resorte me vila, impiant energjie fotovoltaik, pallate e ferma agro-blegtorale.

Por referuar objektit të investimeve të huaja, thuhet se po pengohen me urdhër të Edi Ramës, me qëllim shmangien e konkurrence në favor të ministrave, oligarkëve, miqve e ortakëve të tij, që u ka dhënë PPP, toka, troje, liqene, hapësira detare, pyje, plazhe si Olta Xhaçkës dhe ish-ndërmarrje shtetërore e reparte ushtarake falas si trafikantit Gjergj Luca./Pamfleti

babloku 8 investime të huaja be ekonomia çifligu i edi ramës

Lini një Përgjigje