TAGS-AT E JAVËS

Ekonomi14 Mars 2026, 14:40

Çmimi i karburanteve, Tatimet dhe Doganat zbarkojnë në Elbasan; dy subjekte kapen në shkelje

Shkruar nga Pamfleti

Çmimi i karburanteve, Tatimet dhe Doganat zbarkojnë në Elbasan;

Tatimet dhe Doganat konstatojnë shkelje tatimore dhe sekuestrojnë dokumentacion gjatë inspektimeve në dy subjekte

Administrata Tatimore dhe Administrata Doganore zhvilluan një operacion të përbashkët kontrolli në sektorin e hidrokarbureve në qytetin e Elbasanit, në kuadër të planit për mbikëqyrjen e tregut të produkteve energjetike.

Strukturat e kontrollit nisën veprimet pas një analize risku që identifikoi dy subjekte të përfshira në tregtimin e karburanteve. Analiza ngriti dyshime për shmangie të detyrimeve tatimore dhe doganore. Bëhet fjalë për dy subjekte "Eida" dhe "Gega".

Në fazën fillestare, autoritetet monitoruan aktivitetin e subjekteve në distancë. Gjatë këtij procesi u evidentuan indicie për përdorim të dokumentacionit jotatimor dhe për mosdeklarim të plotë të aktivitetit tregtar.

Pas përfundimit të kësaj faze, një grup i përbashkët inspektorësh nga administrata tatimore dhe ajo doganore zhvilloi kontrolle në terren për të verifikuar situatën.

Gjatë inspektimeve, autoritetet konstatuan disa shkelje tatimore. Kontrolli evidentoi moslëshim të faturës tatimore për transaksionet e kryera, praninë e punonjësve të padeklaruar dhe mall pa dokumentacion tatimor. Inspektorët konstatuan gjithashtu mungesën e afishimit të listës së çmimeve dhe mospërditësim të të dhënave të biznesit.

Autoritetet vendosën penalitete sipas legjislacionit në fuqi. Inspektorët sekuestruan edhe dokumentacion jotatimor në dy subjektet e kontrolluara, i cili do të përdoret për verifikime të mëtejshme administrative.

 

tatimet doganet karburante

Lini një Përgjigje