TAGS-AT E JAVËS

Ekonomi 5 Korrik 2023, 16:34

“Inflacioni ka pësuar rënie”, Gent Sejko: Norma e interesit mbetet e pandryshuar

Shkruar nga Pamfleti

“Inflacioni ka pësuar rënie”, Gent Sejko: Norma e

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko gjatë një konference për mediat mesditën e sotme, u shpreh se inflacioni në vendin tonë ka pësuar rënie.

Sejko gjithashtu zbuloi edhe vendimet e Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë për të mbajtur të pandryshuar normën bazë të interesit.

Ai shpjegoi ndër të tjera edhe arsyet se përse Banka e Shqipërisë nuk ka ndërhyrë në kursin e këmbimit, sipas tij për sa kohë që kursi i këmbimit përcaktohet nga faktorë realë, BSH nuk e sheh të arseshme ndërhyrjen.

Inflacioni ka pësuar rënie. Këshilli mbikqyrës i Bankës së Shqipërisë vendosi të mbajë të pandryshuar normën bazë të interesit në nivelin aktual 3 %. Të mbajtë pandryshuar normën bazë të interesit të kredisë një ditore në nivelin 4 % dhe të mbajë të pandryshuar normën e interesit të depozitës njëditore në nivelin 2 %. Këshilli mbikqyrës do të monitorojë situatën për të marrë në kohë masat e nevojshme për arritjen e objektivave.

Ne synojmë ta përshpëjtojmë ritmin e rritjes ekonomike. Ne bëjmë analizën si të tërën, e bëjmë marko dhe shikojmë nga vjen ky forcim i kursit të këmbimit. Kursi i këmbimit vjen se pasojë e aktivitetit ekonomik, kemi rritje të të ardhurave nga turizmi. Këtu përfshihen edhe blerjet e pasurive të patundshme.

Për sa kohë që kursi i këmbimit përcaktohet nga faktorë realë, ne nuk shohim arsye për të ndërhyrë në kursin e këmbimit. Ky është qëndrimi i BSH për kursin e këmbimit. Javën që vjen në kemi përgatitur një mbledhje me bankat e nivelit të dytë, për të diskutuar efektet në bizneset që preken nga kursi i këmbimit dhe për të rritur bashkëpunimin mes bizneseve të prekura dhe bankave”, theksoi Sejko.

bsh inflacioni norma interesit

Lini një Përgjigje