TAGS-AT E JAVËS

Ekonomi28 Dhjetor 2023, 20:22

Evazioni lulëzon në Tiranë/ Tatimet marrin pushime të parakohshme, bizneset në shesh “bëjnë festë”

Shkruar nga Pamfleti

Evazioni lulëzon në Tiranë/ Tatimet marrin pushime të

As muaji i fundit i vitit duket se nuk do t’i japë frymëmarrje arkës së shtetit.

Edhe pse jemi në dhjetor ku pak ditë na ndajnë nga viti i ri, kjo ngjan si periudha më e nxehtë e vitit për kioskat dhe bizneset lëvizëse të instaluara prej javësh tashmë në sheshin e kryeqytetit, një periudhë me bum turistësh, me aktivitete që gjallërohen, etj., Por me sa duket, administrata tatimore ka shkuar me “pushime të parakohshme” që prej Ditës së Flamurit duke lënë evazionin dhe informalitetin të lulëzojë në çdo cep të sheshit.

Mjafton të shikosh ofrimin e shërbimit apo të mallit, të pashoqëruar me faturë tatimore, dhe kjo ndodh në mes të Tiranës. Rezultati duket qartë.

Shteti po vidhet në mes të ditës dhe tashmë, si fundvit, nga tatimet do kemi një raportim se buxhetit i mungojnë jo pak, por disa milionë dollarë.

Pse? Sepse dikush ka vendosur të lodhet para kohe. /Ora News

evazion fiskal tatimet bizneset

Lini një Përgjigje