TAGS-AT E JAVËS

Ekonomi15 Korrik 2023, 07:08

Euro dhe dollari në pikiatë historike, si këmbehen sot monedhat e huaja

Shkruar nga Pamfleti

Euro dhe dollari në pikiatë historike, si këmbehen sot monedhat e

Euro e ka mbyllur në rënie të fortë edhe këtë javë, duke u zhvlerësuar me 1% të vlerës së saj kundrejt lekut.

Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, niveli i ri i shënuar të premten fiksohet në 103.5 lekë, kur vetëm në fillim të javës ndodhej në kuotën e 104.44 lekëve. Tendenca rënëse nuk u ndal në asnjë moment, ndërsa pas publikimit të shifrave zyrtare, në pikat e këmbimit euro pësoi rënie të mëtejshme, duke dhënë sinjale se pas fundjavës mund të presim rekorde të tjera negative.

Rënie të fortë pësuan edhe valutat e tjera. Dollari tanimë ndodhet në nivelin e 92 lekëve, ndërsa paundi britanik zbriti në 120.72 lekë. Dobësimit ndaj lekut nuk i shpëtoi as franga zvicerane, që zbriti në 107.29 lekë.

Euro dhe dollari në pikiatë historike, si këmbehen sot monedhat e

Lini një Përgjigje