TAGS-AT E JAVËS

Ekonomi 6 Maj 2026, 16:17

BSH mban të pandryshuar normën bazë të interesit, Guvernatori Sejko: Rritja e çmimit të naftës do të sjellë inflacion

Shkruar nga Pamfleti
BSH mban të pandryshuar normën bazë të
Guvernatori Gent Sejko

Guvernatori Gent Sejko është shprehur se Banka e Shqipërisë do të mbajë të pandryshuar normën bazë të interesit. Në një konferencë për mediat mbi vendimmarrjen e politikës monetare të Bankës së Shqipërisë, Sejko foli edhe sa i takon ndikimit që rritja e çmimeve ndërkombëtare, veçanërisht e naftës, mund të ketë mbi ekonominë shqiptare.

“Fokusi i këtij raporti ishte ndikimi që do të ketë ekonomia jonë nga çmimet. Rritja e çmimit të naftës në tregjet e huaja, do të sjellë një rritje të inflacionit mbi objektiv dhe një ngadalësim të rritjes ekonomike.

Ky parashikim bazohet në pritjet për përfundim të shpejtë të luftës. Pasiguria mbetet e lartë, dhe balanca e rreziqet është rritu, por Banka e Shqipërisë vendosi të mbajë të pandryshuar politikën monetare”, tha mes të tjerash Sejko.

sejko bsh interesi

Lini një Përgjigje